0Shares

“Vendimin përfundimtar se cilat pyetje do të përfshihen në regjistrimin e popullsisë që duhet të realizohet në vitin 2020, do ta sjell Kuvendi i Maqedonisë, me miratimin e Ligjit për regjistrim 2020”.

Këtë e theksuan nga Enti Shtetëror për Statistika, të cilët i vlerësojnë si spekulime pohimet se në regjistrimin e popullsisë nuk do të përfshihet grafa etnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i ESHS-së Apostol Simovski, në një intervistë për Alsat tha se regjistrimi i popullsisë duhet të kalojë pa ndikime politike. Ai tha se kjo është një nga arsyet pse nuk është e nevojshme përkatësia etnike e qytetarëve në regjistrimin e popullsisë.

“Mos përfshirja e përkatësisë etnike në regjistrim është propozimi ynë. Ne vlerësojmë se në këtë mënyrë do ta heqim regjistrimin nga interesi politik”, thotë Simovski./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)