LAJMI I FUNDIT:

Escobar në Bruksel, DASH: Ai ka udhëtuar për të mbështetur takimin Kurti-Vuçiq

Escobar në Bruksel, DASH: Ai ka udhëtuar për të mbështetur takimin Kurti-Vuçiq

Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të ShBA-së për Evropë edhe Euroazi, Gabriel Escobar, po qëndron në Bruksel, ku do të mbahet takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosvoës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.


“Jemi të kënaqur që liderët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen në Bruksel në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE më 18 gusht. Ne e mbështesim plotësisht këtë dialog. Është e rëndësishme që të dyja palët ta shfrytëzojnë këtë takim për të çuar përpara ndjeshëm diskutimet e tyre për normalizimin” thuhet në përgjigje e tij.

Sipas DASH-it, Escobar ka shkuar në Bruksel për të mbështetur takimin e nivelit të lartë.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar udhëtoi për në Bruksel për të mbështetur takimin e nivelit të lartë të 18 gushtit të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Ne nuk ofrojmë lexime të komunikimeve rutinë diplomatike” thuhet më tej.

Kryeministri Kurti pritet të takojë Gabriel Escobarin në Bruksel
Lexo po ashtu Kryeministri Kurti pritet të takojë Gabriel Escobarin në Bruksel

Telegrafi ka raportuar sot se kryeministri Kurti do të takohet me të deleguarin amerikan Escobar.

Kurti dhe Vuçiq do të takohet më 18 gusht në Bruksel, në rundin e ri të dialogut.

Temë e bisedimeve, sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, do të jetë edhe synimi që të ulen tensionet mes dy vendeve.

Ndërkaq, të enjten nga ora 10:30, është paralajmëruar se do të zhvillohet takimi mes tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori