LAJMI I FUNDIT:

ESCO pjesmarrëse në Green Festival, prezanton shumë risi për energjinë solare

ESCO pjesmarrëse në Green Festival, prezanton shumë risi për energjinë solare

Kompania e specializuar për sisteme solare, ESCO, është pjesmarrëse në edicionin e katërt të Green Festival që po mbahet në Prishtinë.

Green Festival po mbahet në sallën “1 Tetori” dhe në mesin e pjesmarrësve dallohet ESCO, që në hapësirën e vet po tërheq interesim të vizitorëve për të prezantuar shembuj të sistemeve solare botërore.


Risitë e shumta që ESCO po i przanton në festivalin e gjelbërt i bën si kompani vendore krahas prodhuesve botërorë të pajisjeve të sistemeve fotovoltaike që po marrin pjesë në këtë festibal.

ESCO në këtë panair është prezent me një ekip tejet profesional të inxhinierëve të cilët do të jenë të gatshëm që të prezantojnë të gjitha informacionet për përfitimet që vijnë nga energjia solare.

ESCO ju fton që të vizitoni shtandin e kompanisë për të mësuar se si mund të kurseni energji elektrike me anë të paneleve solare fotovoltaike.

Green Festival në Prishtinë mbahet sot (30 tetor) deri nesër (31 tetor).

Për më shumë informata, klikoni KËTU. /Telegrafi/