LAJMI I FUNDIT:

Ermonela Jaho i bën krenarë shqiptarët, shpërblehet me çmim në “International Classical Music Awards”

Ermonela Jaho i bën krenarë shqiptarët, shpërblehet me çmim në “International Classical Music Awards”
Ermonela Jaho (Foto: Fadil Berisha)

Juria e Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike (ICMA) ka njoftuar së fundmi listën me fituesit përkatës në secilën kategori çmimesh.

Pjesë e tyre për herë të parë është edhe një shqiptare.

Bëhet fjalë për sopranon e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jahon, e cila në këtë mbrëmje është shpërblyer me çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale, falë albumit të saj shumë të suksesshëm “Anima Rara”.


Juria është shprehur për artisten shqiptare, duke shkruar: “Sopranoja e shkëlqyer shqiptare Ermonela Jaho tregon një artistikë të shkëlqyeshme dramatike. Karizma dhe aftësia e saj për të fituar simpatrinë emocionale tek dëgjuesi dallojnë këndimin e saj të jashtëzakonshëm, i cili përfiton nga një timbër shumë karakteristik dhe i njohur. Zëri i saj vazhdimisht i ngrohtë dhe i fuqishëm projektohet në mënyrë të barabartë në të gjithë gamën e regjistrave të sopranos dhe është i aftë për të gjitha nuancat e nevojshme dinamike dhe shumëngjyrëshe”.

Ndërkohë, edhe vet Ermonela është shprehur e lumtur për këtë sukses, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

”Jam shumë e lumtur t’ju lajmëroj se albumi Anima Rara ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA (Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike). Dua të falenderoj ICMA për nderimin dhe gjithashtu të shpreh vlerësimin tim ndaj ekipit te Opera Rara dhe kolegëve të mrekullueshëm që bashkëpunuan me mua për të sjellë në jetë këtë muzikë te mrekullueshme. Kemi kuptuar përgjatë kësaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e vështirë është që të krijohet. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Ju dua te gjithëve”, ka shkruar sopranoja shqiptare.

Jo pak herë Ermonela Jaho ka spikatur në arenën ndërkombëtare të muzikës klasike, teksa për talentin e saj ka shkruar edhe prestigjiozja britanike, The Guardian. /Telegrafi/

Foto: Ermonela Jaho/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina

"Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident" - Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë

Magazina
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina

"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re

Magazina
Kalo në kategori