LAJMI I FUNDIT:

Ermina Lekaj Prljaskaj për herë të tretë synon përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e Kroacisë

Ermina Lekaj Prljaskaj për herë të tretë synon përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e Kroacisë

Për herë të parë në historinë e vet, zëri i komunitetit shqiptarë që jeton në Kroaci është përfaqësuar me dinjitet në institucionin më të lartë legjislativ kroat, nga deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj. Ajo tashmë ka shpallur kandidaturën për herë të tretë për ulësen në Parlamentin e Kroacisë, ku qëllimi i saj i vetëm është përfaqësimi, përkushtimi, angazhimi dhe faktorizimi I shqiptarëve në këtë shtet.

Në një intervistë për Telegrafin, Lekaj Prljaskaj, tregon arsyet se pse për herë të tretë do t’i hyjë garës për deputete në parlamentin kroat.


“Fatin tonë e kemi në dorë, atë e vendosim vetë. Për ta bërë këtë, duhet të votojmë. Për t’i arritur qëllimet tona të përbashkëta, duhet të themi fjalën tonë. Atëherë, le të flasim të gjithë së bashku, si trup i vetëm, drejt një jete sa më të mirë e dinjitoze për komunitetin tonë”,  tha Lekaj Prljaskaj, duke përmendur se motoja e saj në këtë garë të zgjedhjeve parlamentare të Kroacisë është “ fati ynë varet nga vet ne si komunitet, dhe ne duhet ta marrim fatin në dorën tonë”.

Ajo ju ka premtuar bashkatdhetarëve të saj që jetojnë në Kroaci se do të vazhdojë me punën, avancimin dhe me projektet e filluar katërvjeçare.

Telegrafi: Znj. Lekaj Prljaskaj, ju keni shpallur kandidaturën për herë të tretë, për deputete në Parlamentin e Kroacisë. Cilat janë arsyet që shqiptarët që jetojnë në Kroaci duhet të votojnë për juve, dhe cila është motoja juaj që jemi futur për herë të tretë në këtë garë?

Ermina Lekaj Prljaskaj: Edhe në këto zgjedhje, jam kandiduar për Parlamentin kroat si përfaqësuese e pesë pakicave kombëtare. Ajo që më shtynë të jem në Parlament, është puna katërvjeçare dhe faktorizimi i shqiptarëve në shtetin kroat. Nëse ne jemi në vendin e duhur, dhe jemi pjesë e shoqërisë, ajo edhe na faktorizon si komunitet në shtetin ku jetojmë.

Arritjet gjatë këtij mandatit të kaluar janë për t’u mburrur vërtet, por nuk është koha për të pushuar. Përkundrazi, jemi të vetëdijshëm se sot ka më shumë punë për të kryer, më shumë projekte që duhen zhvilluar, më shumë qëllime që duhen realizuar. Këto synime nuk arrihen nga një person i vetëm por nga puna e përbashkët e të gjithë neve. Pra, duhet që të gjithë së bashku me votën tonë të shenjtë të tregojmë se duam ta vazhdojmë punën që kemi nisur kaq mirë e kaq frytshëm.

Ndërkohë që motoja ime në këto zgjedhje parlamentare të Kroacisë, është “ fati ynë varet nga vet ne si komunitet, dhe ne duhet ta marrim fatin në dorën tonë”.

Telegrafi: Çka ju keni premtuar shqiptarëve që jetojnë në Kroaci, në mënyrë që ta meritoni votën e tyre, dhe cilat janë pritshmëritë e shqiptarëve, nëse ju di ta fitoni për herë të tretë ulësen në Parlamentin e Kroacisë?

Ermina Lekaj Prljaskaj: Bashkatdhetarëve të mi ju kam premtuar se do të vazhdojë me punën, avancimin dhe me projektet e filluar katërvjeçare . Ne duhet të jemi pjesë e kësaj shoqërie, duke filluar nga Parlamenti e deri të institucionet tjera kroate, sepse këtu jetojmë, punojmë dhe veprojmë.

Telegrafi: Gjithmonë jeni vlerësuar për punën e madhe që keni bërë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për komunitetet tjera joshumicë në Kroacia, pasi që edhe ata i keni përfaqësuar në Parlament. A mendoni se mandati i ri për ju ka rëndësi kapitale në funksion të fuqizimit të mëtejshëm të raporteve dhe lidhjeve ndërmjet Republikës së Kroacisë, të Kosovës dhe Shqipërisë?

Ermina lekaj Prljaskaj: Primare në punën time kanë qenë interesat e pakicave që përfaqësoj, e ajo që është edhe më shumë e rëndësishme, është raporti mes Republikës së Kroacisë, me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Primare, po ashtu ka qenë dhe do të jetë Kosova, sepse në këtë moment si shteti më i ri Evropë, ka nevojë për një ndihmë më të fuqishme nga Kroacia. Si e dimë, Kroacia është pjesë e Bashkimit Evropian dhe është urë lidhëse mes Kosovës dhe Evropës.

Unë e kam dëshmuar me punë e me iniciativa të shumta pozitive mënyrën se si i shërbej komunitetit, dhe mënyra ime bazohet në tre elemente të thjeshta: ndershmëri, punë, llogaridhënie.

Telegrafi:  A mendoni se përfaqësimi juaj do të jetë në funksion të vlerave qytetare dhe demokratike, dhe padyshim garancia më e mirë e përfaqësimit shqiptarë, por edhe treguesi më i mirë i kulturës politike dhe kombëtare për të gjithë shqiptaret në Kroaci?

Ermina Lekaj Prljaskaj: Përfaqësimi im do të jetë një vazhdueshmëri e një pune dinjitoze, ku janë avancuar vlerat e kulturës politike dhe të gjithë shqiptarëve në Kroaci

Nuk duhet të harrojmë se shqiptarët në Kroaci, me vite kanë dhënë kontribut të madh, duke filluar nga lufta e deri më sot, duke qenë pjesë e zhvillimit ekonomike në Kroaci, dhe me ardhjen time si deputete në Parlamentin e Kroacisë, jemi bërë faktor politikë në këtë shtet.

Telegrafi: Znj. Lekaj Prljaskaj:  Ju tashmë jeni identitet i fuqishëm i përfaqësimit shqiptar në Parlamentin e Kroacisë. Cilat janë projektet e juaja, nëse do ta fitoni edhe një herë ulësen në Parlamentin e Kroacisë?

Ermina Lekaj Prljaskaj: Projektet e mija janë të njohura dhe të shpalosura, dhe siç thash kjo do të jetë një vazhdimësi e punës sime. Ne shqiptarët në Kroaci, nuk kemi kohë për eksperimente të reja dhe vetëdijesimi ynë, është në atë nivel ku ne do të vazhdojmë garën. E jona është që kjo ulëse në Parlamentin e Kroacisë, e cila nuk është e garantuar për pakicën tonë, po ndahet për pesë pakica të tjera, dhe prandaj më duhet të them se nëse jemi bashkë kjo ulëse duhet të mbetet e shqiptarëve.

Telegrafi: Cila është porosia juaj për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kroaci?

Ermina Lekaj Prljasakj: Fatin tonë e kemi në dorë, atë e vendosim vetë. Për ta bërë këtë, duhet të votojmë. Për t’i arritur qëllimet tona të përbashkëta, duhet të themi fjalën tonë. Atëherë, le të flasim të gjithë së bashku, si trup i vetëm, drejt një jete sa më të mirë e dinjitoze për komunitetin tonë

Ne jemi ata që vendosin për fatin tonë, dhe ne duhet të vazhdojmë kështu, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të fuqizohemi, dhe mos të lejojmë që të na merr primatin tonë kandidati nga  komuniteti boshnjak.  /Telegrafi/Lumturije Bekaj/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori