The Guardian ka vazhduar me zgjedhjen e 100 më të mirëve në futboll për vitin 2023.

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, kryeson listën, duke u zgjedhur si më i miri.


Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham dhe sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, gjenden gjithashtu në tre vendet e para.

Në top 10-të janë edhe emra si Harry Kane, Rodri, Vinicius Junior, Mohamed Salah, Kevin de Bruyne, Victor Osimhen dhe Leo Messi.

Cristiano Ronaldo, i cili luan për Al-Nassr është renditur në vendin e 27-të në këtë listë.

Në listën ku janë 100 më të mirët në botë ka vend edhe për Granit Xhakën që zë vendin e 93-të. Ai këtë vit ka kaluar nga Arsenal te Bayer Leverkusen, ku po luan me shumë sukses./Telegrafi/

Screenshot 12 17

Screenshot 13 21

Screenshot 14 16

Screenshot 15 18

Screenshot 16 13

Screenshot 17 6

Screenshot 19 7

Screenshot 21 3

Screenshot 22 3

Screenshot 23 3

telegrafi sport app