LAJMI I FUNDIT:

Erërat e fuqishme që kapluan RMV-në, ndikuan dukshëm në pastrimin e ajrit

Erërat e fuqishme që kapluan RMV-në, ndikuan dukshëm në pastrimin e ajrit

Era e cila në pjesë të caktuara të ditës arrin deri në 70 kilometra në orë, po ndikon dukshëm në uljen e nivelit të ndotjes dhe pastrimin e ajrit. Shkupi i cili për disa ditë me radhë ishte në mesin e pesë qyteteve më të ndotura në botë, tani duket të jetë me ajër më të pastër.

Qytetarët thonë se autoritetet nuk duhet të presin vetëm kushtet klimatike për përmirësimin e cilësisë së ajrit por të marrin masa konkrete.


“Kjo është punë e institucioneve, ata duhet të dinë se ku është problemi, ata kanë evidencë se cilat objekte industriale…shumë punë ndikojnë, nuk ndikojnë vetëm objektet industriale, edhe popullata varet çfarë përdorin, dëgjoj prej shokëve se vendosin çfarë jo nëpër shporetët e tyre, pak duhet edhe ndërgjegjja e qytetarëve. Këtu duhet që shteti, institucionet të ndërmarrin masa, ata janë kompetentë për të”.

“Sigurisht se me frymë pastrohet, por çfarë të bëjmë që ne e ndotim. Është me rëndësi të shihet se prej nga vjen ndotja, prej ku buron, burimi është Hekurana. Duhet të ndërmarrin masa, them unë, Hekurana, të rregullohet ajo dhe kryhet puna”.

“Nuk dua të ketë erë, por duhet të ketë pastrim të ajrit”.

Inspektorati Shtetëror për mjedis jetësor konstatoi se çimentorja “Usje” ka ndotur ajrin, ndërsa Qyteti i Shkupit dorëzoi padi kundër çimentores. Por këta të fundit hodhën poshtë akuzat dhe paralajmëruan ngritje të procedurës ligjore para organeve kompetente. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori