LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Zgjedhjet në Stamboll u përcollën nga krimi dhe korrupsioni

Erdogan: Zgjedhjet në Stamboll u përcollën nga krimi dhe korrupsioni

Zgjedhjet për kryetar të Stambollit u shoqëruan me krimin e organizuar dhe korrupsion serioze, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai mbrojti vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve, ndërsa kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu e përshkroi masën si “të pabesë”.

Vendimi i djeshëm për përsëritjen e zgjedhjeve më 23 qershor shkaktoi protesta në gjithë qytetin.

Qindra njerëz u mblodhën në disa rrethe, duke hedhur slogane antiqeveritare.

Duke folur në një takim të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, Erdogan tha se zgjedhjet e reja janë hapi më i mirë për vendin.

“Ne e konsiderojmë këtë vendim si hapi më i mirë që do të forcojë vullnetin tonë për të zgjidhur problemet brenda demokracisë dhe ligjit”, tha ai.

Erdogan këmbënguli që gjatë votimit ka pasur paligjshmëri dhe tha se përsëritja e zgjedhjeve ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë.

Presidenti i Turqisë, i cili për herë të parë erdhi në pushtet në vitin 2003, po ashtu ka thënë se hajdutët vodhën vullnetin kombëtar të kutisë së votimit, duke shtuar se nëse ata nuk mbahen përgjegjës, “njerëzit tanë do të kërkojnë sqarime nga ne”. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori