LAJMI I FUNDIT:

Erdogan viziton Aja Sofia-n për herë të dytë para hapjes, shpalos tabelën e re me emrin e xhamisë

Erdogan viziton Aja Sofia-n për herë të dytë para hapjes, shpalos tabelën e re me emrin e xhamisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot zbuloi tabelën e re me emrin e xhamisë Aja Sofia, ikona e Stambollit, e cila nesër do të hapet për faljen e namazit për herë të parë pas 86 vjetësh.

Së bashku me një delegacion zyrtarësh dhe bashkëshorten Emine Erdogan, presidenti turk sot vizitoi xhaminë për herë të dytë para hapjes, ku shpalosi tabelën me emrin “Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi”.


Shenja e re u shkrua në tre gjuhë, si turqisht, anglisht dhe arabisht, para hapjes së saj si një xhami për adhurim nga muslimanët. Xhamia është vendosur të rihapet përsëri në 24 korrik për adhurim për herë të parë në 86 vjet me lutjet e së Premtes. (Yasin Aras – Anadolu Agency)

Ndryshe, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi vendimin e vitit 1934 të qeverisë së atëhershme turke për ta kthyer objektin në muze, ndërsa më pas, përmes një vendimi presidencial, ajo i rikthye në xhami dhe administrimi i saj iu dorëzua Kryesisë së Çështjeve Fetare.

Më 10 korrik, presidenti turk nënshkroi një dekret duke e kthyer përsëri në një xhami.

Ndryshe, lutja e parë myslimane është planifikuar për 24 korrik, dhe zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin tha se mozaikët e krishterë në mure do të mbulohen me perde gjatë namazit. /AnadolyAgency/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori