LAJMI I FUNDIT:

Erdogan urdhëron ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë amerikane

Erdogan urdhëron ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë amerikane

Presidenti turk, Tayyip Erdogan njoftoi sot se kishte urdhëruar ministrat e tij të ndalonin marrjen e shërbimeve të konsulencës nga firma amerikane McKinsey, pasi marrëveshja u vu nën akuzë nga opozita kryesore e vendit.

Muajin e kaluar, Ministri i Financave Berat Albajrak, i cili është gjithashtu dhëndër i Erdoganit, njoftoi se Turqia kishte vendosur të punonte me McKinsey si pjesë e përpjekjeve për të zbatuar një program të ri ekonomik afatmesëm.


Kemal Kiliçdaroglu, kreu i Partisë Popullore Republikane Popullore (CHP), këtë javë akuzoi Erdogan se po punon me firmat amerikane, në një kohë kur marrëdhëniet me Uashingtonin janë tensionuar nga paraburgimi i një pastori evangjelist amerikan dhe çështje të tjera.

“Ky person (Kiliçdaroglu) është duke u përpjekur të na akuzojë, duke u marrë me një firmë konsulence që është paguar plotësisht për të ndihmuar në menaxhimin tonë ekonomik”, tha Erdogan para anëtarëve të partisë së tij, në pushtet.

“Me qëllim që të mos i jap atij atë shans, u thashë të gjithë ministrat e mi që të mos marrin më këshillime prej tyre (McKinsey)”, deklaroi Erdogan, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë amerikane kanë refuzuar të komentojnë deri tani.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori