LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Do të jemi Turqi e bashkuar

Erdogan: Do të jemi Turqi e bashkuar

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në video-mesazhin iu drejtua popullit në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO. Ai rikujtoi se Turqia u përball me një tentativë për grusht shteti e cila filloi rreth orës 22:00 më 15 korrik 2016 dhe e cila vazhdoi derë në orët e pasdites ditën e ardhshme, raporton Anadolu Ageny (AA).

Duke theksuar se afërsisht për tri vite Turqia po përballet me përpjekje të shumta për kapjen e pushtetit dhe shtetit edhe përkundër popullit dhe vullnetit kombëtar, Erdogan u shpreh se “Këto përpjekje më 15 korrik u shndërruan në tentativë të armatosur për grusht shteti dhe, pa asnjë dyshim, treguan se Turqia ballafaqohet me një sulm terrorist të natyrave të ndryshme”.

Ndër të tjera, Erdogan tha se kanë ndërmarrë çdo hap të duhur për pengimin e tentativës për grusht shteti përmes moblizimit të menjëhershëm gjatë zhvillimeve brenda natës.


“I ftuam të gjithë që e duan popullin tonë, shtetin dhe atdheun të dalin nëpër shesh e t’i dalin zot shtetit dhe demokracisë. Menjëherë pas, krahas të gjitha rreziqeve dhe kërcënimeve, lëvizëm drejt Stambollit dhe së bashku me popullin tim e shfaqa qëndrimin e vendosur kundër puçistëve. Kundër mbrojtjes së shtetit dhe vullnetit në mënyrë të vendosur nga ana e popullit nuk hynë në punë as armët, as tanket, as helikopterët, e as avionët e puçistëve. Unë besoja se nëse ata kanë avionë dhe topa, atëherë rrugët kanë besimin e miliona bashkështetasve të mi. Tentativat e anëtarëve të çetës së ligësisë dështuan përballë vullnetit të popullit, të gjitha institucioneve dhe vendosmërisë së shtetit”, tha presidenti turk.

Presidenti Erdogan gjithashtu lavëdori edhe pjesëtarët e policisë dhe njësitet e Forcave të Armatosura Turke të cilat ‘dorë për dore’ me popullin nuk ua lëshuan sheshet puçistëve përkundër të shtënave, bombave dhe rreziqeve të tjera drejtuar njerëzve që nuk u frikuan dhe nuk hodhën asnjë hap prapa.

Më tej, Erdogan dha informata në lidhje me numrin e viktimave si pasojë e ngjarjes, duke thënë se 208 persona kanë rënë dëshmorë dhe se afër 500 të tjerë janë plagosur.

– “Këto qeliza të kancerit do të pastrohen shpejt”

Duke theksuar se pjesëtarët e organizatës FETO i kanë dhënë hije të zezë uniformës së ndershme të forcave turke dhe se janë terroristë, Erdogan tha se veshja e uniformës nuk e ndryshon faktin se këta terroristë janë një çetë tradhëtie, nga e cila mund të dalin edhe gjykatës, prokurorë, pjesëtarë të policisë dhe institucioneve të tjera që i shërbejnë asaj.

“Me këtë tentativë, këto qeliza të kancerit që janë shpërndarë në Forcat e Armatosura Turke dhe në çdo institucion tjetër të vendit, do të pastrohen shpejt”, tha Erdogan, duke shtuar më tej se kjo organizatë e cila i ngjan një rrjete merimange me një qendër dhe shumë kanale, më nuk mund më të fshihet.

Më tej ai e lavdëroi unitetin e të gjitha partive politike në qëndrimin kundër tentativës për grush shteti.

“Në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, të gjitha partitë politike, me një nënshkrim të vetëm, një zemër, një trup, i dolën në mbrojtje vullnetit të popullit. Secili që e ndjeu veten si pjesë e këtij vendi dhe si bir i këtij populli, u pozicionua kundër kësaj tentative. Populli ynë ka përjetuar me vite dhimbje nga ndarja e të rinjve në të djathtë e në të majtë në grusht shtetin e vitit 1960 dhe atë të vitit 1980, ndërsa këtë radhë kësaj ecurie i tha ‘Ndal’. Për herë të parë në histori të vendit një tentativë e këtillë e armatosur për grusht shteti u ndal nga vet populli”, u shpreh Erdogan.

Në lidhje me kritikat drejtuar Turqisë nga brenda dhe jashtë saj, Erdogan tha se kritikuesit e Turqisë nuk janë demokratë në kuptimin e plotë të fjalës dhe se do të tregojnë se ata kanë kalkulime të tjera.

Duke e falënderuar fillimisht policinë për kontributin e madh në parandalimin e grusht shtetit, Erdogan falënderime u ka shprehur gjithashtu të gjitha vendeve mike për përkrahjen. “I falënderoj të gjitha vendet, krerët e shteteve dhe qeverive, dhe komunitetet të cilat ofruan mbështetje për qeverinë legjitime të Turqisë, qoftë duke më thirrur personalisht, qoftë duke dërguar prososi, qoftë duke dalur në media me deklarata”, tha ai.

Sipas presidentit Erdogan, tani e tutje më nuk do të tregohet asnjë pikë tolerance dhe mëshire për mbështetësit e organizatës terroriste FETO apo të ndonjë organizate tjetër terroriste.

– “Do të jemi Turqi e bashkuar”

Duke u shprehur sërish se Forcat e Armatosura, policia dhe Shërbimi Informativ do të pastrohen nga pjesëtarët e FETO-s, presidenti Erdogan u shpreh:

“Sepse do të jemi të bashkuar me këto parime. Do të jemi të fortë, energjik. Do të jemi Turqi e bashkuar. Para nesh nuk ka rrugë dhe alternativë tjetër. Turqia nuk ka tjetër alternativë apo rrugë përpos demokracisë, sundimit të ligjit dhe sistemit që i mbron të drejtat dhe liritë themelore. Po flas haptazi, nuk ka asnjë pengesë që mund t’i dalë ballë paqes, stabilitetit dhe zhvillimi në Turqi, vend ky i cili e mban të fortë unitetin dhe vëllazërinë. Në të kaluarën kemi vuajtur nga botëkuptimi i sundimit të popullit duke mos qenë me të. Tani më askush nuk ka të drejtë ta detyrojë popullin të vuajë, me çfarë do qëllimi apo shprehje qoftë”.

Ai shtoi se si president i parë që ka ardhur në krye të detyrës si president i zgjedhur me votën e popullit qëllimi i vetëm i tij është ndërtimi i Turqisë. Erdogan vuri në pah se së bashku me kuvendin, qeverinë, të gjitha partitë politike, organizatat e qeverisë civile dhe me çdokë tjetër që e përkrahin Turqinë, do të vazhdojnë me vendosmëri rrugës drejt synimeve të vitit 2023.

Ndërkaq, në lidhje me ekonominë e vendit, Erdogan tha se të gjitha indekset ekonomike tregojnë se stagnimi me të cilin u ballafaqua Turqia ka filluar të ngelet prapa.

“Po i përfundojmë projektet e mëdha një nga një dhe po fillojmë të hedhim hapa drejt projekteve të reja. Në këtë drejtim, më 26 gusht do ta bëjmë hapjen e urës së tretë të Bosforit, Yavuz Sultan Selim, ndërsa më 26 dhjetor Tunelin Euroasia, i cili do ta mundësojë kalimin e automjeteve nën Bosfor. Në ndërkohë, dashtë Zoti do t’i përgatisim tenderët për trenin e shpejtë në Urën Yavuz Sultan Selim, atë të urës kaluese në Çanakala, si dhe tenderin për Projektin e Kanalit të Stambollit”, theksoi Erdogan.

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Kalo në kategori