LAJMI I FUNDIT:

Erdogan takohet me Putinin, paralajmëron rikthimin e marrëveshjes së drithërave

Erdogan takohet me Putinin, paralajmëron rikthimin e marrëveshjes së drithërave

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin, se së shpejti do të jetë e mundur rikthimi i marrëveshjes së Kombeve të Bashkuara për transportimin e drithërave.

Moska muaj më parë ka dalë nga marrëveshje njëvjeçare, ku ishin hapur korridoret për transportimin e dhjetëra miliona tonelata drithëra – duke akuzuar Perëndimin për këtë, transmeton Telegrafi.


E Erdogan që muaj më parë luajti rol të madh në atë që Putin të pranojë marrëveshjen, tani së bashku me Kombet e Bashkuara do të tentojnë Putinin sërish t’i rikthehet marrëveshjes.

Gjenerali ukrainas zbulon të metën e madhe të ushtrisë ruse, pasi thyen vijën e tyre të parë mbrojtëse
Lexo po ashtu Gjenerali ukrainas zbulon të metën e madhe të ushtrisë ruse, pasi thyen vijën e tyre të parë mbrojtëse

“Si Turqi, besojmë që do të arrijmë marrëveshje në një afat të shkurtër kohor”, tha Erdogan në Soçi – duke theksuar se po punojnë në zgjidhjen e problemit.

Ndërkaq Putin theksoi se Rusia do të mund t’i rikthehej marrëveshjes së drithërave, nëse Perëndimi të njëjtën kohë përmbush marrëveshjen e dytë të KB-së sa i përket transportimit të drithërave ruse.

“Kemi qenë të gatshëm të shqyrtojmë ripërtëritjen e marrëveshjes dhe sot sërish i kam thënë presidentit (Erdogan) – do ta bëjmë këtë menjëherë pasi të largohen të gjitha barrierat për prodhimet ruse”, shtoi Putin. /Telegrafi/