LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Pa praninë e Turqisë është e pamundur të merren vendime për rajonin tonë

Erdogan: Pa praninë e Turqisë është e pamundur të merren vendime për rajonin tonë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se pa praninë e Turqisë është e pamundur të merren vendime në lidhje me rajonin, raporton AA.

“Le të flasë kush të dëshirojë, mos u kushtoni vëmendje këtyre agjitacioneve që kryhen. Disa thonë se ‘është kufizuar aftësia e lëvizjeve diplomatike’. Jo përkundrazi, në asnjë çështje pa praninë tonë në tryezë është e pamundur të merren vendime në lidhje me rajonin tonë”, është shprehur Erdogan në Kongresin e VI-të të zakonshëm të Partisë AK në Ankara.


Ai ka theksuar se tashmë kanë filluar të groposen të gjithë, PKK-ja, DEASH-i apo edhe PYD-ja dhe tha se “Çfarë kemi thënë më parë? Që këto ‘do të groposen të gjithë’. Dhe ashtu kemi vepruar dhe do të vazhdojmë t’i groposim. Ose do të largohen nga këtu tek ata që u kanë hapur krahët, ose do të groposin armët e tyre dhe t’i mbulojnë me beton”.

“Ne i kemi zemrat dhe krahët e hapur për ata që tregojnë miqësi me ne. Ndërsa i shkelim dhe i shtypin përsipër ata që ushqejnë armiqësi ndaj nesh dhe që kërcënojnë pavarësinë tonë dhe të ardhmen tonë. Duke mos vërejtur as identitetin dhe as madhësinë e tyre këtë e bëjmë me ndihmën e Zotit, me guximin e popullit tonë dhe duanë e miqve tanë”, tha në fjalën e tij Erdogan.

Duke bërë të ditur se këtë çështje e ka biseduar shumë herë me ish-presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, por se gjithmonë kanë mbetur të mashtruar, Erdogan ka theksuar se “Jo njëherë, dy herë, por jemi mashtruar gjithmonë. Dhe si rrjedhojë kemi arritur këtu ku jemi të detyruar që t’i zgjidhim vetëm punët tona. Përse? Sepse nuk mund të durojmë që PYD/PKK-ja, këto terroristë të hedhin raketa nga ana përballë në territorin tonë dhe ne të kemi dëshmorë”.

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori