LAJMI I FUNDIT:

Erdogan njofton hapat e parë “pas coronavirusit”

Erdogan njofton hapat e parë “pas coronavirusit”

Turqia gradualisht do të ndërmerr hapa të reja për të filluar normalizimin pas coronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdogan, transmeton Anadolu Agency.

Në një fjalim televiziv, Erdogan tha se kufizimet e udhëtimit do të hiqen së pari në shtatë qytete, përkatësisht në Antalya, Aydın, Erzurum, Hatay, Malatya, Mersin dhe Muğla.


Ai shtoi se Fushata e Solidaritetit Kombëtar për të mbledhur para për të luftuar virusin dhe ndikimin e tij kishte mbledhur donacione në vlerë prej rreth 1.91 miliardë lira turke (271 milionë dollarë).

Erdogan gjithashtu tha se Turqia do të rihapë edhe sallonet e flokëve dhe qendrat tregtare më 11 maj, ndërsa njerëzve mbi moshën 65 vjeç do t’u lejohet të dalin jashtë për katër orë në ditë.

Nga 13 maji, fëmijët deri në moshën 14 vjeç do të mund të dalin jashtë nga ora 11:00 deri në 15:00.

Turqia ka dërguar ndihmë për përballjen me coronavirusin në të paktën 57 shtete, përfshirë SHBA-në, Italinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa mbetet ofruesi i tretë më i madh në botë i ndihmave humanitare gjatë pandemisë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e shpalli pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga pandemia ka tejkaluar shifrën 3.53 milionë, me rreth 248 mijë të vdekur dhe mbi 1.13 milion të shëruar.

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori