Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se nuk planifikon të mbajë mitingje përpara raundit të dytë të zgjedhjeve, por do të takohet me viktimat e tërmetit shkatërrues.
“Unë do të vizitoj disa pjesë të zonave të goditura nga tërmeti gjatë fundjavës. Nuk kam në plan të mbaj mitingje, por mund të mbajmë mitingje të ngjashme në zonën ku ndodhi tërmeti” tha Erdogan, transmeton Telegrafi.
Ai falënderoi të gjithë qytetarët për votën, pavarësisht se për kë kanë votuar, duke thënë se të gjithë e mbrojnë demokracinë dhe kontribuojnë për të ardhmen e vendit.
Erdogan tha se blloku i tij dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në pushtet, kanë nisur tashmë përgatitjet për 28 maj dhe do të shfrytëzojnë sa më shumë ditët para zgjedhjeve.
“Ne i qëndrojmë të gjitha premtimeve që kemi bërë gjatë mitingjeve zgjedhore, dhe do të fillojmë zbatimin pasi populli ynë të na japë leje më 28 maj”, tha ai.
Erdogan ka premtuar të rindërtojë rajonin jugor të vendit duke ndërtuar gjithsej 650,000 shtëpi të reja, nga të cilat 319,000 do të dorëzohen brenda një viti.
Erdogan tha se në periudhën e re do të ketë një qeveri të fortë duke eliminuar mangësitë ekzistuese. Ai premtoi se do të mbajë kontakte me të gjithë liderët botërorë në përputhje me interesat e Turqisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore