LAJMI I FUNDIT:

Erdogan merr kontrollin mbi politikën monetare

Erdogan merr kontrollin mbi politikën monetare

Presidenti i sa po emruar i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, emëroi guvernatorin e Bankës Qendrore dhe zëvëndësitë e tij.

Vendimi për emërin kufizon mandatin pesëvjeçar të guvernatorit dhe zëvendësguvernatorëve në katër, një kufi i vendosur edhe për anëtarët e tjerë të Komitetit të Politikës Monetare të Bankës.

Dekreti, një nga tre të parat, pasi Turqia zhvendosi zyrtarisht sistemin e saj të qeverisjes në një presidencë ekzekutive, u botua në Gazetën Zyrtare, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Ai nuk përfshiu ndonjë referencë për anëtarët e tjerë të kabinetit në emërimin e shefit të Bankës Qendrore, i cili dikur ishte emëruar bashkërisht nga presidenti, kryeministri dhe një zëvendëskryeministër me një dekret të nënshkruar nga i gjithë kabineti.

Sinjalet e fundit të ndryshimeve tregojnë se Erdogan po planifikon të ndjekë një premtim parazgjedhor për të shtrënguar kontrollin e tij mbi politikën monetare nën presidencën e re ekzekutive. /Telegrafi/