LAJMI I FUNDIT:

Erdogan kërkon t’i jepet fund dominimit të dollarit në tregtinë ndërkombëtare

Erdogan kërkon t’i jepet fund dominimit të dollarit në tregtinë ndërkombëtare
A picture illustration shows U.S. 100 dollar bank notes taken in Tokyo August 2, 2011. REUTERS/Yuriko Nakao

Presidenti i turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se në tregtinë botërore i duhet dhënë fund dominimit të dollarit.

Këto komente i bëri ai gjatë një fjalimi në Forumin e Biznesit Turqi-Kirgizi të zhvilluar në kryeqytetin e Kirgizisë, Bishkek.


Ai bëri të ditur se ekonomia botërore ka mbetur ballë për ballë një prove të re dhe shtoi se “Vartësia e tregtisë ndërkombëtare nga dollari po kthehet në një problem akoma më të madh. Duke përdorur mes nesh monedhën kombëtare kadal dale duhet t’i japim fund dominimit të dollarit”, shkruan TRT.

Erdogan theksoi se sulmet e javëve të fundit ndaj Turqisë janë një shembull i qartë i kësaj dhe shtoi se “Me manipulime të tilla kërkohet të krijohen re dyshimi mbi ekonominë e shëndetshme të Turqisë. Ashtu siç dini ka disa agjenci të vlerësimit të kreditit dhe çdo hap i tyre është politik. Këta janë zhonglerë. Mos u besoni këtyre zhonglerëve, me sulmet e kursit të këmbimit valutor synohet të merret në dorë kontrolli i ekonomisë së Turqisë. Presioni mbi kursin e valutës nuk është vetëm problemi ynë”.

“Në fushën e turizmit Turqia arriti në 40 milionë turistë në vit. Kjo është një distancë e madhe. Kjo do të rritet çdo vit edhe më shumë. Në të njëjtën mënyrë edhe në industrinë e mbrojtjes, mjaftueshmëria që para nesh ishte 20 për qind sot është 65 për qind”, tha ai. /Telegrafi/