LAJMI I FUNDIT:

Erdogan kërcënon SHBA-në për shkak të ndihmës për kurdët

Erdogan kërcënon SHBA-në për shkak të ndihmës për kurdët

Turqia ndodhet në kurs konfrontimi me SHBA. Presidenti Erdogan i ka paralajmëruar trupat e SHBA se do të marrin një ‘shuplakë osmane’, po të pengojnë një sulm të mundshëm ndaj kurdëve në Manbixh të Sirisë veriore.

Tensionet midis Turqisë dhe partnerit të NATO-së SHBA janë ashpërsuar. Para vizitës së ministrit të Jashtëm amerikan Rex Tillerson, Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan u drejtoi një paralajmërim trupave të SHBA të drejtuara në rajonin sirian Manbixh. Në një fjalim që mbajti para grupit parlamentar të partisë së tij AKP në Ankara, Erdogani tha se nëse ushtarët amerikanë do të pengojnë një sulm të mundshëm turk ndaj milicëve kurdë YPG në Manbixh të Sirisë veriore, do të marrin një ‘shuplakë osmane’.

Ministri i Jashtëm i SHBA, Tillerson do të vizitojë të enjten dhe të premten Ankaranë. “Natyrisht ne nuk do të hapim qëllimisht zjarr kundër tyre”, tha Erdogani mes duartrokitjesh. “Por ne shpallim që tani, që do të zhdukim nga faqja e dheut çdo terrorist që do të shohim – duke nisur nga ata që qëndrojnë drejtpërdrejt pranë tyre. Dhe atëherë ata do të pranojnë, se për ta do të kishte qenë më mirë, që të mos kishin qendruar pranë terroristëve, të cilëve ata u rrahin shpatullat”. Erdogani shtoi: “Është fare e qartë se ata që thonë se ne “do të reagojmë fort, po të na sulmoni” nuk kanë marrë në jetën e tyre ndonjë shuplakë osmane.”

Erdogani kritikoi edhe mbështetjen nga amerikanët të milicisë kurde YPG. “Vendimi i aleatit tonë për ndihma financiare për YPG-në do të ndikojë sigurisht vendimet, që do të marrim ne.” Me këto fjalë Erdogani reagoi ndaj planeve të buxhetit të ministrisë së Mbrojtjes së SHBA, e cila parashikon 300 milionë dollarë për stërvitje dhe pajisje në Siri dhe 250 milionë dollarë për sigurimin e kufijve. Pas kësaj, mediet turke raportuan se gjithsej 550 milionë dollarët janë parashikuar në 2019-ën për milicët kurdë të YPG. YPG konsiderohet në aleatët më të rëndësishëm të SHBA në luftë kundër milicisë terroriste Shteti Islamik.

Ushtria turke nisi në 20 janar një ofensivë kundër YPG-së në rajonin e Sirisë Veriore Afrin. Erdogani ka kërcënuar disa herë se do të sulmojë pas kësaj YPG-në në Manbixh.

Qeveria e SHBA deklaroi se nuk ka plane që të tërheqë ushtarë nga Manbixhi. Javën e kaluar, dy oficerë të SHBA vizituan në mënyrë demonstrative forcat amerikane në qytet. Gazeta New York Times citoi gjeneralin e SHBA Paul Funk në një vizitë të trupave amerikane të stacionuara atje që tha duke pasur parasysh Turqinë. “Po të na sulmoni ne do të reagojmë ashpër. Do të mbrohemi”. /DW

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori