LAJMI I FUNDIT:

Erdogan ‘kërcënon’ Greqinë: Kujtoni historinë, nëse nuk e dini ose mbani mend, shkoni e pyesni gjyshërit e baballarët

Erdogan ‘kërcënon’ Greqinë: Kujtoni historinë, nëse nuk e dini ose mbani mend, shkoni e pyesni gjyshërit e baballarët

Presidenti i Turqisë dhe një herë ka kërcënuar verbalist Greqinë. Ai ka leshur një mesazh të ashpër, teksa i ka kujtuar të rifreskojnë kujtesën dhe të sjellë në mendje atë që turqit i bënë gjyshërve dhe baballarëve të tyre, shkruan media greke Emea, përcjell Telegrafi.

Tensionet janë rritur pas debatit të fundit me ishujt e kontestuar dhe atë qe cilësohet si zona gri në Egje.


“Kujtoni historinë, nëse nuk e dini ose mbani mend, shkoni e pyesni gjyshërit e baballarët. Nëse na detyrojnë atëherë ne do të bëjmë atë që kanë bërë më parë baballarët dhe gjyshërit tanë. Ata nuk duhet të thonë gjëra që i kalojnë madhësinë e trupit të tyre, së pari duhet t’i lexojnë librat e historisë”, tha Erdogan, duke ironizuar presidentin grek Pavlopulos, i cili i beri thirrje Turqisë të sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe të respektojë rregullat në rajon.

Fjalimi i Presidentit të Turqisë vjen në përgjigje fjalës së Presidentit grek Pavlopulos, i cili është shprehur se “Ne ua kemi bërë të qarët. Traktati i Lozanës nuk ka lënë asnjë vend për diskutim, apo rishikim ose përditësimin. Pra gjithçka është në rregull, për ne nuk ekziston zona gri. Le të mos shpikin ‘zona gri. Nuk ka zona gri në Egje”.

Erdogan kritikon NATO-n: Pse nuk je në Siri?
Lexo po ashtu Erdogan kritikon NATO-n: Pse nuk je në Siri?

Vetëm një ditë me parë Erdogan shënjestroi keq edhe NATO-n, teksa i kërkoi llogari se nuk po vepron si duhet, pasi nuk është aty ku vendet kanë nevojë. /Telegrafi/