LAJMI I FUNDIT:

Erdogan harron dokumentet e hapura gjatë takimit me Putinin – homologu rus ia bën me dije që t’i mbyll se po e filmonin kameramanët

Erdogan harron dokumentet e hapura gjatë takimit me Putinin – homologu rus ia bën me dije që t’i mbyll se po e filmonin kameramanët

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte përgatitur në detaje për takimin me presidentin rus Vladimir Putin, që është mbajtur në Soçi.

Dyshja kanë biseduar për strategjinë e përbashkët për zonën përgjatë vijës kufitare Siri-Turqi, ku edhe gjenden luftëtarët kurdë të YPG-së, transmeton Telegrafi.


Siç raportojnë mediat botërore, Erdogan pa dashje ka bërë një “gafë” duke hapur një dokument në të cilin gjendej harta e Sirisë.

E gjithë ndodhi para se kameramanët dhe gazetarët të largoheshin nga salla, ku dy liderët kishin diskutuar në katër sy.

Por, Putin vërejti që kameramanët po filmonin hartën pasi ishte ulur përballë dhe mundohej t’ia bënte me dije Erdoganit që ta mbyllë.

Kur lideri turk vërejti një gjë të tillë, menjëherë e ka mbuluar hartën, por megjithatë kameramanët kanë arritur ta kapin atë moment. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori