LAJMI I FUNDIT:

Erdogan flet me Putinin: E rëndësishme është të arrihet një armëpushim

Erdogan flet me Putinin: E rëndësishme është të arrihet një armëpushim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i tha homologut rus, Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike të dielën se nevojitet një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon”, njoftoi zyra e të parit të shtetit turk, raporotn theguardian.

Ai shtoi se ata ranë dakord që raundi tjetër i bisedimeve të komitetit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë të mbahet në Stamboll.


Më herët të dielën, negociatori ukrainas David Arakhamia tha se raundi tjetër i bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi më 28-30 mars.

Ndryshe, Erdogan disa herë ka ftuar në një takim homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyn si dhe atë rus, Vladimir Putin, i cili deri më tani ka refuzuar të takohet me presidentin e Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori