LAJMI I FUNDIT:

Erdogan i bindur se Morsi nuk vdiq nga shkaqe natyrore, tregon edhe si u vra

Erdogan i bindur se Morsi nuk vdiq nga shkaqe natyrore, tregon edhe si u vra

Mohamed Morsi, presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, nuk vdiq nga shkaqe natyrore, por u vra, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Mohamed Morsi fatkeqësisht u përpëlit për 20 minuta në dyshemenë e gjykatës dhe zyrtarët aty nuk ndërhynë. Ja, unë them se ai nuk vdiq nga shkaqe natyrore, por u vra”, theksoi Erdogan në një ceremoni inaugurimi në Stamboll, shkruan AnadolyAgency.


Presidenti turk deklaroi se përkundër testamentit të tij për t’u varrosur në fshatin e lindjes, autoritetet nuk ia dorëzuan familjes kufomën për ta realizuar një gjë të tillë.

“Ata u frikuan madje edhe nga kufoma e tij”, theksoi Erdogan.

Ai po ashtu potencoi se Turqia do të vihet në veprim në mënyrë që Egjipti të gjykohet në organet ndërkombëtare gjyqësore për trajtimin ndaj Morsit.

“Ne do të bëjmë çdo gjë të nevojshme që Egjipti të gjykohet në gjykatat ndërkombëtare”, tha Erdogan.

Kur erdhi në pushtet, njohu pavarësinë e Kosovës: Rrëfimi për Mohamed Morsin, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt
Lexo po ashtu Kur erdhi në pushtet, njohu pavarësinë e Kosovës: Rrëfimi për Mohamed Morsin, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt

“Gjithashtu, ftojmë Organizatën e Bashkëpunimit Islam të kryejë detyrën e saj. Është kusht që ajo të bëjë punën e nevojshme”, tha më tej presidenti i Turqisë, duke shtuar se Turqia do ta aktualizojë këtë çështje edhe në takimin e G20-ës në Osaka të Japonisë në fund të këtij muaji.

Ndryshe, 67-vjeçari Morsi humbi jetën dy ditë më parë në një seancë gjyqësore në të cilën përballej me një sërë akuzash që kur u rrëzua dhe u burgos pas puçit ushtarak në vitin 2013.

Mediat raportuan se ai është lënë i rrëzuar në dysheme për 20 minuta pasi humbi ndjenjat gjatë gjykimit.

Morsi kishte paralajmëruar më herët për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, por autoritetet kishin injoruar ankesën e tij.

Aktivistë për të drejtat e njeriut dhe familja e tij gjithashtu janë shprehur se Morsi nuk ka marrë trajtim për problemet shëndetësore gjatë kohës në burg.

Ish-presidenti i Egjiptit i zgjedhur me votë u varros në lindje të Kajros në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm nën masa të forta të sigurisë dhe në prani vetëm të anëtarëve të familjes së tij dhe avokatëve.

Morsi, si anëtar kryesor i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit, në vitin 2012 fitoi zgjedhjet e para të lira presidenciale në Egjipt. Pas vetëm një viti në detyrë, ai u rrëzua dhe u burgos me një grusht shteti të përgjakshëm ushtarak të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe presidenti aktual, Abdel Fattah al-Sisi.

Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera.

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori