Episodi i gjashtë i "Estetika me Krenarin" do të sjellë 'kthimin në origjinalitet' të Enisës nga Obiliqi
“Estetika me Krenarin” është kthyer tashmë në një prej dokumentarëve më të pëlqyer të momentit.
Pas transformimeve të shumta, episodi i gjashtë do të sjellë ndryshimin e ri – atë të Enisës nga Obiliqi.
Infermierja e QKMF-së në Obiliq, i është drejtuar dokumentarit estetik për të kthyer origjinalitetin e vetullave, pas një intervenimi të dështuar estetik.

Ass. Msc. Krenar Dobroshi mund të shihet në promon e dokumentarit duke treguar shkurtimisht proceset, përmes së cilave arrihet kthimi i pamjes së Enisës së dëshpëruar, në origjinalitet.
Pas trajtimit të suksesshëm në qendrën “Esthetica”, protagonistja është pritur ngrohtë nga kolegët e saj në njësinë e urgjencës në Obiliq, të cilët kishin përgatitur një tortë enkas për të festuar arritjen e saj.
“Estetika me Krenarin” mund ta ndiqni nesër (e diel) në RTV Dukagjini me fillim nga ora 15:00, mbështetur nga portali Telegrafi.com.








































