Për shikuesit e shumtë të hit serisë televizive, "O Sa Mirë", është publikuar episodi i ri, i 160-ti me radhë.

Protagonistët e komedisë kujdesen që t'i mbajnë shikuesit të ngujuar para ekranit me humorin që ofrojnë përmes situatave interesante.


osa1

Tashmë jemi mësuar me karakteret e përhershme dhe skenat komike që vetëm ata dinë si t'i ndërtojnë.

Në ndërkohë, vazhdimisht seriali sjell karaktere të reja, të cilat në kombinim me protagonistët e zakonshëm prodhojnë material që nxit të qeshura te shikuesit.

Në këtë episod ngjarja sillet rreth një kinezi që po qëndron në kolegjin e famshëm.

osamire2

Dhe si zakonisht Xhesika merr vëmendjen, ndërsa Sasa përpiqet të tregohet e rëndësishme.

Në kanalin zyrtar të "O Sa Mirë" mund ta ndiqni episodin e radhës të serialit të popullarizuar komik. /Telegrafi/