LAJMI I FUNDIT:

Epilogu i deritashëm i dialogut me Serbinë, më shumë fatura se dokumente

Epilogu i deritashëm i dialogut me Serbinë, më shumë fatura se dokumente

Ekipi negociator i Kosovës për bisedimet me Serbinë, ka paralajmëruar se do ta fillojë nga “pika zero” hartimin e qëndrimit të palës kosovare në kuadër të dialogut.

Shumë takime dhe udhëtime në Bruksel janë bërë në tetë vitet e fundit prej kur ka filluar dialogu me Serbinë, në vitin 2011, por kur Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj dolën të hënën nga takimi me Thaçin, ata morën vetëm një sasi të vogël dokumentesh për këtë dialog.


Ndër të tjera, ekipi është “ankuar” se nuk ka dokumentacion të bollshëm për procesin e dialogut, i cili ka nisur nga viti 2011.

Pritjet e ekipit negociator për më shumë dokumentacion nga bisedimet mes palës kosovare dhe serbe në Bruksel dhe qasja për nisje nga ‘pika zero’ e dialogut,  për njohës të çështjeve politike në vend, po cilësohen si të gabuara, shkruan Kallxo.com.

Bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, të hënën, nga presidenti Hashim Thaçi kanë pranuar një ‘raport’ të bisedimeve, por jo edhe transkriptën nga takimet e Brukselit. Ndërkaq, presidenti Thaçi tha se kryenegociatorëve ua ka dorëzuar një “dokument informues” për procesin e dialogut.

Lidhur me këtë, analisti politik Imer Mushkolaj, ka thënë për Kallxo.com se ekipi negociator nuk ka pasur se çfarë të marr më tepër nga presidenti Thaçi.

“Nëse kryenegociuesit kanë pritur diçka më shumë, pritjet kanë qenë jo reale pasi që nuk ka dokumente të tjera. Nëse presidenti ka folur fshehtë me presidentin serb, e unë besoj që ka pasur takime të fshehta, atëherë ato nuk besoj se janë evidentuar diku dhe se do t’i ofrohen ekipit negociator”, tha ai.

Sipas Mushkolajt, deklarimi i zëvëndëskryeministrit Fatmir Limaj se dialogu do të nis nga “pika zero”, është jo real.

“Ekipi negociator nuk po e fillon një proces të negociatave prej zeros por po e vazhdojnë prej një momenti të caktuar. Përtej deklaratave që bëhen për opinion, besoj që procesi ka shkuar larg dhe presidenti Thaçi nuk i ka informuar si duhet anëtarët e delegacionit shtetëror për takimet, me fokus mundësinë e korrigjimit të territoreve”, theksoi analisti, duke shtuar se  delegacioni duhet ta arsyetojë punën e vet.

Sa i përket dokumentacionit të bisedimeve në Bruksel, gazeta ka provuar të marr një qëndrim dhe nga ish-kryenegociatorja e procesit të dialogut, Edita Tahiri, por e njëjta ka thënë se nuk mund të përgjigjet deri javën e ardhshme.

Ndërkaq, ish-ministri në Qeverinë e Isa Mustafës, tash deputet i LDK-së, Arban Abrashi në një konferencë për media, është shprehur se beson që tërë dokumentacioni i këtij procesi është dorëzuar nga ana e Mustafës.

“Nuk kam përgjigje shumë të sigurt për këtë sepse është çështje shumë teknike, por duke e njohur z. Mustafa dhe sa përgjegjës është ai besoj që gjithçka është biseduar nga zonja Tahiri por edhe grupet tjera është dorëzuar. Jam më se i bindur që gjithçka është transparente”, ka thënë Abrashi.

Në anën tjetër, platforma e bisedimeve me Serbinë, e cila është në hartim e sipër nga ana e Delegacionit shtetëror, do të bëhet publike në fund të këtij muaji.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi.

“Rezoluta për dialogun me Serbinë që është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është korniza dhe dokumenti nga e cila do të burojnë parimet e platformës shtetërore për dialogun me Serbinë”, thuhet në përgjigjen e Kuçit.

PSD-ja në ekipin negociator përfaqësohet nga bashkëkryesuesi i këtij ekipi Shpend Ahmeti si dhe anëtarët Visar Ymeri e Dukagjin Gorani, do t’i zëvendësojnë në pritje vendet e LDK-së dhe LVV-së, pasi këto të fundit kanë refuzuar të jenë pjesë ekipit.

Ekipi negociator është formuar pas miratimit në Kuvend të rezolutës për dialogun me 15 dhjetor 2018, e cila është harmonizuar  mes deputetëve të partive në pushtet dhe Partisë Socialdemokrate (PSD).

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori