LAJMI I FUNDIT:

Epilepsia gjatë shtatzënisë – çfarë duhet të dini

Epilepsia gjatë shtatzënisë – çfarë duhet të dini

Në pamje të parë dy gjëra të papajtueshme – epilepsia si një ndër sëmundjet e rënda dhe shtatzënia si proces natyror janë tema jonë sot

Kjo është një çrregullim i sistemit qendror nervor, domethënë të ashtuquajturat zbrazje elektronike të cilat çojnë deri në humbjen e vetëdijes, të ashtuquajtur ngërçe toniko-klonike, të uriminit të pavullnetshëm por edhe të humbjes së kontaktit me realitetin, domethënë me ambientin.


Janë manifestime të sulmeve epileptike të cilat mund të shfaqen në formë konvulzioni (përpëlitje) të cilat paraqesin çrregullim të gjendjes së ndryshuar të vetëdijes, pastaj dukuritë acaruese nga pjesët e veçanta të trurit, dhe varësisht nga ajo se cila pjesë e trurit është prekur, dallon edhe manifestimi klinik.

Cila është rrjedha e kësaj sëmundjeje gjatë shtatzënisë?

Rrjedha klinike e epilepsisë gjatë shtatzënisë në radhë të parë varet nga vetë ashpërsia e sëmundjes. Në 5 deri 25 raste ndodh rritja e shpeshtësisë së sulmeve dhe mund të jetë e shoqëruar me rritje të nivelit të shfaqjes së preeklampisë dhe e disa çrregullimeve të tjera.

Çfarë duhet të përcaktohet para shtatzënisë?

Para shtatzënisë është e nevojshme të përcaktohet nevoja reale për terapi antikonvulsante, e cila jepet për shkak të epilepsisë.

Për më tepër, kërkohet monitorim intensiv i fetusit, ekzaminime sonografike të ekspertëve, si dhe ekokardiografi fetale.

Terapia tek foshnjat mund të shkaktojë deficit të disa faktorëve të koagulimit, kështu që, për të parandaluar efektet anësore, ky çrregullim, i ashtuquajturi sindromi hemorragjik, parandalohet nga përdorimi i vitaminës K.

Mënyra e lindjes zgjidhet sipas indikacioneve obstetrike. Por epilepsia mund të ndikojë në lindjen e hershme duke u përkeqësuar, prandaj, në varësi të konstatimit të shkallës së epilepsisë, zgjidhet se si të lindë një grua shtatzënë në një moment dhe rrethana të caktuara. /Telegrafi/