LAJMI I FUNDIT:

EPIK: Kosova në nivelin më të ulët historik të azilkërkuesve në BE

EPIK: Kosova në nivelin më të ulët historik të azilkërkuesve në BE

Instituti EPIK ka trajtuar trendët e fundit në lidhje me numrin e kërkesave të azilit në Bashkimin Evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa thekson se Kosova është në nivelin më të ulët historik të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian.

Në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 31,030 azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor. Ky është niveli i ri më i ulët i azilkërkuesve nga Ballkani qysh nga kriza e migrimit e vitit 2015.


Tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor janë: Franca (8,010), Mbretëria e Bashkuar (3,940) dhe Greqia (2,795).

Sa i përket Kosovës, në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 2,355 azilkërkuesit. Ky është niveli më i ultë historik i azilkërkuesve nga Kosova. Tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Kosova janë: Franca (1,510), Gjermania (415) dhe Suedia (120).

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar rënie të numrit të kërkesave të azilit brenda BE-së, përveç Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

“Në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 20,500 azilkërkuesit nga Shqipëria. Kjo është sa numri i azilkërkuesve nga i gjithë rajonit… Për krahasim, vendet sikur Palestina dhe Sudani rangohen më mirë se Shqipëria, ndërsa Shqipëria rangohet margjinalisht më mirë se Irani dhe Nigeria”.

Gjatë vitit 2009-2019 janë regjistruar gjithsej 595,965 kërkesa për azil në BE nga vendet qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve prej 196,405, ndërsa Mali i Zi me numrin më të vogël prej 10,665.

Tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor janë: Gjermania (85,515), Franca (49,895) dhe Mbretëria e Bashkuar (17,815).

Në kuadër të publikimit “Azilkërkuesit në BE nga Ballkani Perëndimor 2009-2019” janë përdorur të dhënat e EUROSTAT-it, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori