LAJMI I FUNDIT:

Epidemia e fruthit në Maqedoni, mbi 21 mijë fëmijë të vaksinuar

Epidemia e fruthit në Maqedoni, mbi 21 mijë fëmijë të vaksinuar
Foto: Ilustrim

Festat e zgjatura kanë stopuar procesin e vaksinimit të nxënësve. Procesi rikthehet të martën, por i njëjti do të ndërpritet përsëri të mërkurën për shkak të festës së 1 Majit për të vazhduar në mënyrë të rregullt të enjten që vjen.

Në territorin e Shkupit duhet të vaksinohen dhe rivaksinohen rreth 480 nxënës, megjithatë autoritetet shëndetësore njoftojnë se vaksinimi nëpër shkolla nuk është i kënaqshëm, sepse shumë prindër vazhdojnë të refuzojnë që fëmijët e tyre të vaksinohen. Epidemiologët vazhdojnë të apelojnë për vaksinim duke siguruar se vaksinat nuk sjellin pasoja të padëshirueshme.

Që nga shpallja e epidemisë e deri më tash, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 1200 raste me fruth, ndërkaq të shtrirë në Klinikën Infektive për momentin janë mbi 35 persona. Në nivel botëror nga viti 2010 deri në vitin 2017 rreth 170 milion fëmijë nuk e kanë pranuar dozën e parë të vaksinës kundër fruthit, flasin të dhënat e Unicefit.

Ndërkaq gjatë tre muajve të parë të këtij vitit numri i rasteve me fruth në korniza globale ka shkuar në 110.000 persona që është për 300 për qind më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori