LAJMI I FUNDIT:

Epidemia e fruthit, 100 të prekur brenda javës në Maqedoni

Epidemia e fruthit, 100 të prekur brenda javës në Maqedoni

Mbi 100 raste të reja me fruth janë paraqitur brenda javës së kaluar në Qendrat e Shëndetit Publik në 20 qytete. Nuk ka viktima të reja si pasojë e fruthit, ndërkaq raporti i javor i Institutit të Shëndetit Publik, flet se më të prekur janë moshat madhore. Mbi 70% e personave të prekur nga fruthi që janë mbi 20 vjeç, si dhe 99% e fëmijëve të prekur nga mosha 0-3 vjeç kanë rezultuar të pa vaksinuar.

“Sa i përket moshës së të prekurve, shumica e rasteve janë persona të rritur, d.m.th vazhdon tendenca e prekjes nga fruthi të personave në moshë më të madhe. Gati 40% e të prekurve janë mbi moshën 30 vjeç, nëse i numërojmë këtu edhe ato nga 20-29 vjeç atëherë kjo përqindje shkon në mbi 50”.


“38% janë mosha nga zero deri në 4 vjeç ndërsa të tjerët janë të moshave të ndërmjetme. Numri më i madh janë me verifikim laboratorik, rreth 50% tjerët janë më së shumti me lidhje epidemiologjike dhe nga të tjerë vetëm me pasqyrë klinike”, tha Gordana Kuzmanovska, epidemiologe.

Rastet më të shpeshta të të prekurve nga fruthi janë nga kryeqyteti ndërkaq numër i lartë është regjistruar edhe në disa qytete të tjera. Gjatë javës së shkuar, epidemi të fruthit shpalli edhe Struga dhe Kërçova./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori