Enzo Maresca zbulon nëse Palmer do të rikthehet për derbin ndaj Arsenalit

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e lojtarit Cole Palmer para përballjes kryesore me Arsenalin.
Mesfushori anglez ka pasur një sezon të vështirë nga lëndimet, duke munguar pjesë të mëdha për shkak të një problemi të vazhdueshëm në ijë, ndërsa së fundmi ishte jashtë fushës për shkak të një gishti të thyer.
Megjithatë, Palmer tani është shumë afër rikthimit në dispozicion të ekipit.
“Duhet ta mbrojmë Cole 100%. Jo vetëm Cole, në mendimin tim, sepse për shkak të Kupës së Botës të Klubeve apo sepse nuk ndalojmë kurrë, duhet të menaxhojmë dhe të mbrojmë lojtarë të ndryshëm”.
“Zgjidhja me Cole, nuk e di, tani kemi një takim me stafin mjekësor dhe vendosim për zgjidhjen më të mirë për të. Por është një lëndim që nuk është thjesht bardhë e zi”.

“Është një lëndim që ndonjë ditë mund të jesh më mirë. Nuk është se ke dhimbje dhe nesër zhduket. Ndonjëherë mund të jesh më mirë, ndonjëherë më keq. Prandaj duhet ta menaxhojmë ditë pas dite”.
Ai shtoi se Palmer është i gatshëm për të filluar ndeshjen ose për të hyrë nga stoli dhe rikthimi i tij do të forcojë ndjeshëm skuadrën.
“Ai është ndoshta lojtari ynë më i mirë. Jemi të lumtur që është rikthyer. Duhet t’i japim kohë për t’u siguruar që është 100% gati”.
“Ka performuar në mënyrë fantastike në të kaluarën dhe nuk ka dyshim se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë në të ardhmen”, ka deklaruar tekniku italian./Telegrafi/




















































