LAJMI I FUNDIT:

Enzo Fernandez me fjalë të mëdha për Real Madridin dhe dy mesfushorët e tyre para përballjes në Ligën e Kampionëve

Enzo Fernandez me fjalë të mëdha për Real Madridin dhe dy mesfushorët e tyre para përballjes në Ligën e Kampionëve

Chelsea dhe Real Madrid do të luajnë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

Mesfushori i klubit londinez, Enzo Fernandez, apo lojtari më i shtrenjtë në historinë e Ligës Premier, ka folur për këtë përballje.

“Real Madridi është një klub i madh me një histori të pasur. Ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm, por ne besojmë në atë që do të bëjmë. Luka Modrić dhe Toni Kroos janë legjenda që kanë pushtuar gjithçka dhe janë frymëzim për të gjithë”, ka thënë fillimisht argjentinasi.


Enzo foli edhe për ardhjen e Frank Lampard, trajnerit të përkohshëm që do të drejtojë Chelsean deri në fund të sezonit pas largimit të Graham Potter.

“Frank foli me lojtarët para ndeshjes. Ai tha të mbajmë kokën lart dhe të jemi të përqendruar”.

“Chelsea ka një histori të madhe. Ai na tregoi se si ishte në një periudhë të vështirë kur fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean në 2012”.

“Ai na përfaqëson në mënyrën më të mirë dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta përfaqësuar Chelsean në mënyrën më të mirë”, ka thënë Fernandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori