LAJMI I FUNDIT:

Shpallen dy poetet fituese të konkursit të Librarisë dhe Shtëpisë Botuese “Dukagjini”

Shpallen dy poetet fituese të konkursit të Librarisë dhe Shtëpisë Botuese “Dukagjini”

Enxhi Naumi dhe Diellza Berisha, njëra nga Shqipëria e tjetra nga Kosova, janë dy poetet fituese të konkursit të Librarisë dhe Shtëpisë Botuese “Dukagjini”.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të tyre, Libraria së bashku me Shtëpinë Botuese “Dukagjini”, kishin vendosur që të bënin një dhuratë për të talentuarit që shkruanin poezi.

Ishte shpallur konkursi për përmbledhjen me poezi më të mira, që do të merrte formën e librit për autorët që do të fitonin konkursin.

Botoje librin që gjithmonë e ke ëndërruar, e ke dhuratë nga Dukagjini
Lexo po ashtu Botoje librin që gjithmonë e ke ëndërruar, e ke dhuratë nga Dukagjini

“Botoje librin që gjithmonë e ke ëndërruar – e ke dhuratë nga Dukagjini!” ishte slogani i këtij konkursi, që kurorëzoi si triumfuese këto dy poete të talentuara.

Në këtë konkurs morën pjesë 97 autorë dhe gara ishte shumë e ngushtë.

Poezitë janë shqyrtuar me kujdes nga komisioni vlerësues, i përbërë nga përfaqësuesit e Shtëpisë Botuese “Dukagjini”.

Vlerësimin përfundimtar të pesë poetëve finalistë e ka bërë profesori universitar, shkrimtari dhe kritiku letrar, Dr. Ag Apolloni.

Artikull i sponzorizuar