LAJMI I FUNDIT:

Enver Peci zgjidhet kryetar i Gjykatës Supreme

Enver Peci zgjidhet kryetar i Gjykatës Supreme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Për Enver Pecin “Për” votuan gjashtë anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e katër abstenuan.


Pas këtij propozimi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, emri i Enver Pecit do të shkojë për emërim te Presidenti i vendit.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar.

Po kush është kryetari i ri i Gjykatës Supreme?

Enver Peci është gjyqtar i Gjykatës Supreme. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983. Prej vitit 1987 e deri në vitin 1992 punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë.

Nga viti 1993 deri në vitin 2000 punoi si avokat.

Përsëri, prej vitit 2000 deri në vitin 2002 punoi si gjyqtar në të njëjtën Gjykatë.

Pas kësaj periudhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ku punoi deri në vitin 2010.
Që nga viti 2004 është trajnues në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Në shkurt të vitit 2010 u emërua gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe kryesues në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Më 8 mars 2016 e dorëzoi detyrën e kryesuesit te Nehat Idrizi, kryesues i zgjedhur. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori