LAJMI I FUNDIT:

Enver Hoxha, grekëve: Uleni bishtin, se do t’ju ndëshkojmë (Video)

Enver Hoxha, grekëve: Uleni bishtin, se do t’ju ndëshkojmë (Video)

Marrëdhëniet ndonjëherë shumë të brishta që kanë shqiptarët me grekët, e kanë burimin nga e kaluara. Edhe në kohën e komunizmin, nga vidoja shihet se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë të acaruara dhe me një fjalor të ashpër. Në kuvendin shqiptar, udhëheqësi i asaj kohe, Enver Hoxha, ka deklaruar se Shqipëria komuniste ka dashur marrëdhënie të mira me Greqinë dhe me vendet e tjera fqinje. “Nëse këtë nuk e dëshiron Greqia”, ka deklaruar Hoxha, “aq po na prish”. Për më shumë shikoni videon.

“Me politikën e saj të drejtë dhe korrekte Republika Popullore e Shqipërisë ka synuar kurdoherë që me të tre fqinjët që ka rreth e rrotull të rrojë në fqinjësi normale. Nëse ndonjërës prej tyre, jo për fajin tonë, nuk i pëlqyeka të ketë fqinjësi normale dhe korrekte, atëherë aq po na prish: socializmi çdo ditë e më mirë lulëzon në Shqipëri. Narkofashistët grekë kanë gati 25 vjet që deklarojnë se janë në gjendje lufte me Shqipërinë, për arsyen bindëse se Italia fashiste sulmoi me armë dhe pushtoi Shqipërinë më 1939-ën”, ka thënë Hoxha.

“Sulmoi dhe Greqinë. Duhet një logjikë të fashistit grekë që të gargariset 25 vjet me radhë me këtë ide gjeniale dhe unikale… Por, ne e kemi për detyrë t’ju paralajmërojmë: uleni bishtin se në rast se do të jeni në aventura, do t’ju ndëshkojmë rëndë. Nëse ju do të godisni kufijtë tona, ne do ju kthejmë në kërma.” ka thënë Hoxha. /Telegrafi/