LAJMI I FUNDIT:

Entjan Nikulaj, viktima e radhës e përplasjeve mes fisit Nikuaj dhe Leksatkajve – tre persona të përfshirë në atentat

Entjan Nikulaj, viktima e radhës e përplasjeve mes fisit Nikuaj dhe Leksatkajve – tre persona të përfshirë në atentat

Disa persona janë shoqëruar nga Policia e Lezhës për t’u marrë në pyetje për ngjarjen e mbrëmshme, ku viktimë mbeti Entjan Nikulaj.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja automatiku.


Burime për gazetaren Brixhilda Deda bëjnë me dije se dyshohet se në këtë atentat janë përfshirë tre persona. Detyra e njërit prej tyre ka qenë të ndjekë objektivin dhe të informojë për lëvizjet e tij.

Makina e përdorur në atentat mbante targa të vjedhura në Tiranë. Mjeti u gjet duke u djegur në afërsi të Rinasi, pak orë pas ekzekutimit. Brenda “BMW-së” ngjyrë gri ndodhej edhe arma tip automatik, që mund të jetë përdorur në vrasjen e Nikulajt.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes mes fisit Nikuaj dhe Leksatkajve. Përplasjet mes dy fiseve kanë shkaktuar tre viktima brenda pak muajve.

Vrasja ndodhi të shtunën në mbrëmje përballë Ujësjellësit të Lezhës, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”. Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga 40-vjeçari Nikulaj.

Entjan Nikulajt ishte kushëri me biznesmenin Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti brenda lokalit të tij në Shëngjin. Ai u qëllua nga portugezi Ruben Saraiva, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit.

Ekzekutimi i biznesmenit u pasua nga të tjera trazira në Lezhë, një vrasje që dyshohej se kishte si motiv hakmarrjen për vrasjen e Ardian Nikulajt; eliminimi i Nikolin Marku Lekstakës. 42-vjeçari, baba i tre fëmijëve, u vra nga persona të paidentifikuar teksa po dilte nga një market në Balldre me një pije freskuese në dorë në korrik të këtij viti. Banorët kanë dëgjuar xhirime të forta të gomave të një automjeti në momentin që ndodhi ngjarja, ndërsa mësohet se automjeti ishte i errët me xhama të zinj./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori