Në emisionin “Enigmat e Hipokratit”, përmes një bashkëbisedimi mjaft interesant me Hetem Ramadanin, do të njiheni me tezat e tij drejt një mënyre të shëndetshme jetese dhe fatlume sipas kriterit të njeriut

Do të ndiqni ditën e Hetem Ramadanit, pikërisht për të vënë në zbatim gjithë ato teza, apo atë mënyrë jetese që sipas medituesit e studiuesit të fizikës kuantike e mjekësisë alternative, do të shpëtojë të gjithë nga sëmundjet kronike, kardiovaskulare, ato metabolike, diabeti… por edhe tek ata që duan një shëndet të pacenuar nga sëmundjet e rastit.

Sigurisht që z. Ramadani ka arritur të bashkojë me sukses dijen dhe përvojat e tij dhe këtë shprehi të përditshmërisë e mbështet me fakte të vërtetuara me dekada në fushën e studimeve.

Reklama
Reklama

Z. Ramadani ka një dashamirësi të natyrshme. Regjimi i jetës së tij bazohet tek ushqimet, aktiviteti fizik dhe meditimi. Qëllimi i tij është që t’i informojë dhe t’i bindë njerëzit për jetën e shëndetshme e qasje ndaj shoqërisë dhe natyrës.

Se sa e thjeshtë apo e vështirë është të ndjekësh këtë regjim apo stil jetese, këtë do të na e shpjegojë vetë Z. Ramadani dhe kësisoj, do të kemi mundësi të mësojmë në mënyrë konkrete dhe të detajuar se si duhet të jetë dita jonë, gjithmonë nëse do të arrijmë ta bëjmë atë që ky “njeri i mjekësisë ndryshe” e bën, dhe, është qëllimi i tij në jetë.

Reklama

Besojmë se këto këshilla do të pasurojë këdo që do të përpiqet t’i japë kuptim këtyre informacioneve.

Reklama

Për më tepër, ndiqni emisionin në vijim:


/Telegrafi/