Nga: Elizabeth Winkler
Dyshimet nëse Shekspiri (William Shakespeare), i ka shkruar vërtetë veprat që njihen si të tijat, janë aq të vjetra sa edhe vetë veprat e tij. Kandidatët alternativë, si Francis Bacon, Christopher Marlowe dhe Edward de Vere, konti i 17-të i Oksfordit, vazhdojnë të kryesojnë teoritë e konspiracionit.
Por, a ka menduar dikush ndonjëherë që krijuesi i atyre personazheve, grave të jashtëzakonshme në veprat e tij, të mund të ketë qenë në fakt një grua? Dhe, kush mund të ishte ajo:
Kritiku letrar John Ruskin, është shprehur: ”Shekspiri nuk ka heronj, ai ka vetëm heroina”. Dhe, një numër i madh i këtyre heroinave refuzojnë t’u binden rregullave të kohës. Të paktën 10 prej tyre i sfidojnë baballarët, duke u betuar se do të gjejnë vetë partnerin e jetës. Tetë personazhe femra maskojnë veten si burra, për të shmangur kontrollet patriarkale.
Por, pikëpamja mbizotëruese ishte se asnjë grua në Anglinë e periudhës së Rilindjes nuk shkroi për teatrin, sepse ishte kundër rregullave. Megjithatë, studiuesit kanë vërtetuar se gratë kanë qenë të përfshira në veprimtarinë e shtëpive të ndryshme botuese. Për më tepër, 80 për qind e dramave të botuara në vitet 1580 u shkruan në mënyrë anonime dhe ky numër nuk ra nën 50 për qind deri në fillim të viteve 1600.
Të paktën një studiuese e njohur i Shekspirit, Phyllis Rackin, sfidon supozimin e përgjithshëm që drama komerciale e asaj periudhe nuk kishte asnjë femër. Një gënjeshtër që demaskohet nga Gabriel Harvey, kritik i njohur letrar i epokës elizabetiane. Në vitin 1593, ai i referohej fshehurazi një “gruaje fisnike”, që kishte shkruar tri sonete dhe një komedi.
Po kush ishte kjo grua që shkroi një “vepër të pavdekshme”, në të njëjtin vit që u shfaq në shtyp edhe emri i Shekspirit, me poemën “Venera dhe Adonisi”?
Një kandidate është Mary Sidney, kontesha e Pembrokut (motra e poetit të famshëm Philip Sidney) – një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj, përkthyese dhe poete.
Por, kandidatja që më ka intriguar më shumë ishte një grua ekzotike dhe shumë më periferike sesa kjo që ishte e mirënjohur. Jo shumë kohë më parë, mësova se “Globe Theater” në Londër kishte nisur të shqyrtonte të dhënat e kësaj figure. Sezoni veror i vitit 2018 përfundoi me një shfaqje të re, “Emilia”, që fliste për një bashkëkohëse të Shekspirit, Emilia Bassano.
E lindur në Londër në vitin 1569, nga një familje emigrantësh të Venedikut – muzikantë dhe prodhues instrumentesh, me gjasë me origjinë hebreje – ishte një nga gratë e para në Angli që publikoi një vëllim me poezi (fetare, por që mbronte lirinë e grave dhe shprehej kundër shtypjes mashkullore).
Ekzistenca e saj u zbulua në vitin 1973 nga historiani i Oksfordit A. L. Rowse, që spekuloi se ishte “zonja e errët” e përshkruar në sonetin e Shekspirit. Tek “Emilia”, dramaturgu Morgan Lloyd Malcolm shkon një hap më tej: Shekspiri i tij është një plagjiator që përdor fjalët e Bassanos për mbrojtjen e famshme që Emilia u bën grave tek “Othello”.
A mundet që Bassano të ketë kontribuar më gjerësisht dhe në mënyrë direkte në veprat e Shekspirit?
Numri i skeptikëve mbi autorësinë e Shekspirit, është i madh, mes tyre emra të njohur si: Ralph Waldo Emerson, Walt Whitman, Mark Twain, Henry James, Sigmund Freud, Helen Keller dhe Charlie Chaplin. Idetë e tyre në lidhje me autorësinë e dramave dhe poemave ndryshojnë, por pranojnë se Shekspiri nuk është njeriu që i ka shkruar ato. Dyshimi i tyre është i rrënjosur në fakte konkrete. Jeta e Shekspirit është dokumentuar mjaft mirë, sipas standardeve të periudhës. Por, asnjë dokument nga jeta e tij nuk e identifikon atë pa mëdyshje si shkrimtar. Më shumë se 70 dokumente që ekzistojnë, e përshkruajnë si aktor e si aksioner në një kompani teatrore, apo si një investitor. Ato tregojnë se ai shmangu taksat, se si u gjobit për këtë, dhe si iu nënshtrua një urdhri kufizues. Profili, është jashtëzakonisht koherent me atë të një sipërmarrësi të industrisë argëtuese të Rilindjes. Por, ajo që mungon është çdo shenjë që ai shkroi vepra.
Për më tepër, si arriti njeriu i lindur në Stratford, të kishte njohuri të gjera mbi ndodhitë në oborrin mbretëror elizabetian, për gjuhët e huaja, ligjet, astronominë, muzikën, ushtrinë apo territoret e huaja, veçanërisht qytetet veriore të Italisë? Dhe, fakt është që Shekspiri nuk u arsimua deri në moshën 13-vjeçare. Ndoshta ai ka udhëtuar, i është bashkuar në një moment ushtrisë, ka punuar si mentor, apo që të tria bashkë sikurse kanë supozuar studiuesit. Megjithatë, asnjë prej këtyre përvojave nuk ekziston.
Ndërkohë, jeta e Bassanos përfshiu të gjithë diapazonin e dijeve të përshkruara në veprat e Shekspirit. Studuesi John Hudson, e ka mbështetur prej vitesh këtë hipotezë. Në vitin 2014, ai botoi librin “Zonja e errët e Shekspirit: Amelia Bassano Lanier, gruaja prapa dramave të Shekspirit?”. Hudson përmend aty shënimet e një mjeku dhe astrologu të kohës, të quajtur Simon Forman. Në adoleshencë ajo u bë mësuese e Henry Careyt, mjeshtër i argëtimit në oborrin mbretëror dhe protekor i kompanisë teatrore të Shekspirit. Dhe, ky ishte vetëm fillimi. Nëse Bassano ka qenë e dashura e Shekspirit, kjo nuk mund të thuhet me saktësi.
Hudson thekson se Bassano jetoi “një jetë në kufijtë e shumë botëve shoqërore”, që përfshin edhe diapazonin e botës letrare të Shekspirit: referencat e saj të detajuara mbi intrigat e oborrit; burimet e saj italiane dhe origjina e supozuar hebraike; muzika dhe feminizmi i saj. Gjurma e saj në dramat e Shekspirit, shtrihet për një periudhë të gjatë. Ai vë në dukje shumë përdorime të emrit të saj, duke cituar disa më të hershme, si për shembull Emilian tek “Komedia e gabimeve”. Më vonë, tek “Tregtari i Venedikut”, heroi romantik është një venecian me emrin Bassanio, një tregues që autori ndoshta e dinte mbi lidhjen e Bassanos me Venecian. Më tej, tek “Otello” shfaqet një tjetër Emilia – gruaja e Jagos.
Më vonë, si gruaja e Henry Careyt, Bassano fitoi gjithnjë e më shumë qasje në botën e teatrit. Carey, kushëriri i mbretëreshës së Anglisë, mbante poste të ndryshme ligjore dhe ushtarake. Bassano ishte tejet “e favorizuar nga Madhëria e saj dhe nga shumë fisnikë”, vuri në dukje doktor Forman. Pastaj, në fund të vitit 1592, Bassano (tashmë 23 vjeçe) u dëbua nga oborri. Ajo ishte shtatzënë. Carey i ktheu paratë dhe xhevahiret e saj dhe më vonë u martua me Alfonso Lanierin, një muzikant i oborrit. Disa muaj më vonë lindi një djalë. Bassano u punësua më vonë në një familje fisnike, ndoshta si një mësuese e muzikës dhe afërsisht një dekadë pas asaj hapi një shkollë. Nëse ajo i shoqëroi të afërmit e saj në udhëtimet e tyre përsëri në Italinë e veriut, kjo nuk dihet. Por, lidhja familjare me vendin e origjinës ofroi mundësinë për njohjen në detaje me rajonin.
“Unë ndjeja gjithmonë diçka italiane, diçka hebreje tek Shekspiri”, do të shprehej Jorge Luis Borges për “The Paris Review” në vitin 1966. “Ndoshta, anglezët e admirojnë për shkak të kësaj, pasi është kaq ndryshe nga ata”.
Borges nuk ka përmendur “diçka femërore” për Bardin, megjithatë kjo përgjigje nuk ka pushuar kurrë të jetë pjesë e joshjes ndaj Shekspirit. /The Atlantic/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashmir Xhemaj sjell biografinë: “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”
Qyteza ku ende përdoret aramaishtja - gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti! (Video)
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
“Shteti i Arbërit”, shteti i parë i shqiptarëve
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë
RUBAIRAT
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp