LAJMI I FUNDIT:

Eni Çobani paralajmëron ashpër Violeta Kukajn: Ndalni kërcënimet, do e ktheni pasurinë e marrë

Eni Çobani paralajmëron ashpër Violeta Kukajn: Ndalni kërcënimet, do e ktheni pasurinë e marrë

Disa javë më parë, në seancën e ndërmjetësimit të datës 14 Maj në “Shihemi në Gjyq”, u paraqit rasti i motrave nga Kosova, Bahrijes dhe Remzijes. Ndërmjetësja e rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani sqaroi se pronat e konsiderueshme të familjes Retkoceri janë marrë nga kunata e tyre, Violeta e cila ka përfituar nga gjendja mendore e të shoqit, Faikut.

Me anë të një prokure dhurimi e më pas pëlqimi, Violeta ka marrë një shifër prej 153 mijë Eurosh si dhe pronat duke e zhveshur burrin e saj nga çdo pasuri. Ndërkohë, para fillimit të seancës së radhës, Eni Çobani u shpreh se motrat janë kërcënuar nga ish-kunata si dhe noterja ku janë bërë procedurat dhe tha se do të kundërpërgjigjet vetëm me anë të ligjit, pavarësisht gjuhës që ato kanë përdorur në rrjetet sociale.

Eni Çobani: Një përshëndetje e veçantë i shkon motrave të nderuara Retkoceri nga Kosova, të cilat realisht të ndodhura përpara një presioni dhe intimidimi të jashtëzakonshëm nga pjesa tjetër e cila u përmend prej tyre, unë sot publikisht iu drejtohem edhe njëherë, si zonjës Krasniqi, ashtu edhe zonjës Violeta, bëni kujdes me intimidimin kundrejt ish-kunatave tuaja të cilat kanë ardhur këtu dhe kanë thënë një të vërtetë të tyre.


Nëse ju keni një të vërtetë tjetër zonjë nga kjo që është thënë në këtë sallë, unë ju ftoj publikisht të vini, ta thoni, ta dëgjojmë dhe nëse është e vërtetë që ju keni të vërtetën tuaj ndryshe nga ajo e zonjave, ne jemi kaq korrektë sa t’ju themi publikisht “më fal”. Por “më fal” nuk ka nëse ju nuk përballeni. Tani nëse keni zgjedhur profile false, emra të rremë që t’i drejtoheni personit tim dhe motrave tuaja, edhe njëherë po jua them publikisht: unë do të jem pjesëtare në të gjithë seancat gjyqësore që do të ndodhin në Prishtinë. Dosja e motrave dhe ish-kunatave tuaja zonja Violeta, është tek unë. Unë jam përfaqësuesja ligjore me prokurë e zonjës Bahrije, e zonjës Remzije, Sadije dhe Faik Retkoceri, bashkë me zonjën Metije Retkoceri, pra e tërë familja Retkoceri mbrohet nga Eni Çobani.

Më lejoni të falenderoj gjyqtarin e shkallës së parë, Bujar Dobërdolani ku jo një javë më parë ka dhënë një vendim të jashtëzakonshëm, ka bllokuar pasurinë që kjo zonjë ka marrë nëpërmjet atij veprimit para zonjës Sevdije Krasniqi. Pra ajo pronë, zonja Violeta bashkë me zotin Bardhyl, e keni të bllokuar, nuk e shisni dot, nuk e lëvizni dot dhe deri në përfundim të gjykimit do të shikojmë se ku do të shkojë kjo pasuri.

Unë mendova se ne kemi zemër dhe shpirt, por nëse kemi zgjedhur të flasim me atë gjuhë që ju keni zgjedhur të flisni nëpër rrjete sociale unë do ju vë përballë ligjin dhe askënd tjetër. Do përgjigjeni përpara ligjit. Çfarë i keni marrë Faik Retkocerit dhe Metije Retkocerit do ia ktheni deri më një!

Në trend Magazina

Më shumë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori