LAJMI I FUNDIT:

“Engjëlli im mbrojtës ishte një police nga Gjilani”, Bekë Berisha rrëfen momentet pas aksidentit

“Engjëlli im mbrojtës ishte një police nga Gjilani”, Bekë Berisha rrëfen momentet pas aksidentit

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka ndarë përvojën e tij personale pas një aksidenti trafiku që pësoi të hënën në zonën e njohur si “Kroni i Mbretit”.

Berisha falënderoi publikisht Policinë e Kosovës dhe stafin mjekësor për ndihmën e tyre profesionale, duke përshkruar momentet e vështira që përjetoi.

“Fatkeqësisht, të hënën u përfshimë në një aksident jo të lehtë,” shkroi Berisha në rrjetet sociale. “Janë ato momentet kur të shfaqen fytyrat e fëmijëve dhe njerëzve të dashur”, u shpreh tutje ai.


Berisha vlerësoi posaçërisht një police nga Gjilani, e cila ishte e para që i dha ndihmën e parë.

“Engjëlli im mbrojtës erdhi në formën e një policeje nga Gjilani, që më dha ndihmën e parë në mënyrë profesionale dhe u përkujdes për ne derisa u sigurua transporti”, shkroi deputeti.

Deputeti shprehu mirënjohje të veçantë për kolegen e tij, mjeken Time Kadrijaj, e cila e ndihmoi të transportohej në mënyrë të sigurt në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai gjithashtu falënderoi ekipin mjekësor të Klinikës Ortopedike dhe Traumologjike, veçanërisht Dr. Arber Tolajn, për kujdesin e dhënë gjatë trajtimit të tij.

Postimi i plotë:

Të dashur miq dhe dashamirë,

Si njeri, si deputet dhe si Kryetar i Komisionit për Siguri, gjithmonë kam synuar të përdor zërin dhe kontributin tim për të forcuar sigurinë njerëzore. Kam tentuar me të gjitha forcat të nxis ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurisë në rrugë, duke qenë dëshmitar i shumë humbjeve të jetëve në trafik.

Fatkeqësisht të Henën, u përfshimë në një aksident jo të lehtë në e vendin e njohur i “Kroni i Mbretit.”

Në përpjekje për të qetësuar shqetësimet e shumta që keni shprehur, po ndaj këtë përvojë me ju.

Per ata qe e kane perjetuar kur peson aksident, jane ato momentet kur te shfaqen fytyrat e femijeve dhe njerezve te dashur. Vetedijen ma ktheu “engjëlli im mbrojtës” qe erdhi në formën e një policeje nga Gjilani.

Ajo më dha ndihmën e parë në mënyrë profesionale,dhe u perkujdes per ne derisa u sigurua transporti. Do te doja shume ta gjej dhe falënderoja personalisht.

Pas kësaj, pata fatin që të transportohesha në mënyrë të sigurt në QKUK nga bashkëluftëtarja dhe kolegia ime e nderuar, mjekja jonë, Time Kadrijaj. Mirenjohes pa fund!

Më pas, bashke me Pellazgun morem ndihmën e nevojshme në emergjencën e QKUK-së nga ekipi i jashtëzakonshëm i front-liners, të cilëve u jemi pafundësisht mirënjohës.

Djemtë dhe vajzat e Policisë së Kosovës dhe personeli ynë mjekësor janë heronjtë tanë të përditshëm, duke punuar pa ndalesë, 24/7. Jemi me të vërtetë krenarë për ta.

Per operimin dhe kujdesin,dua të falënderoj ekipin e udhëhequr nga Dr. Arber Tolaj në Klinikën Ortopedike dhe Traumologjike, që me përkushtim po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes sime dhe të shumë qytetarëve tanë që aktualisht janë duke u trajtuar në këtë Klinikë. Nuk mund t’i them vetëm faleminderit, por i inkurajoj të vazhdojnë me punën e tyre të shkëlqyer.

Pafundësisht ju falënderoj të gjithëve për vizitat, thirrjet dhe mesazhet e shumta. Jau kthefsha për të mirë! Një falënderim i veçantë për shokët dhe familjen që më qëndruan pranë çdo moment gjatë këtyre ditëve.

Shpresoj që nesër Dr. Arberi do të më lirojë për në shtëpi, dhe mezi pres t’ju mirëpres të gjithëve.

Së fundmi, një mesazh për të rinjtë:

“Përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është jetike. Por, mos harroni që rripi i sigurimit është ai që mund t’ju shpëtojë jetën në momente të papritura”!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga shpërthimi tragjik në Pejë, viktima dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një problem te pompa e derivateve

Detaje nga shpërthimi tragjik në Pejë, viktima dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një problem te pompa e derivateve

Kronika e Zezë
Një i vdekur nga shpërthimi i fuqishëm në Pejë

Një i vdekur nga shpërthimi i fuqishëm në Pejë

Lajme
Dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në një pompë të derivateve në Pejë

Dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në një pompë të derivateve në Pejë

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Deputetja Drita Millaku largohet nga LVV-ja, Abdixhiku: Mirë se vjen në LDK

Deputetja Drita Millaku largohet nga LVV-ja, Abdixhiku: Mirë se vjen në LDK

Lajme
Haxhi Shala në Kosovë, viziton varrin e babait të tij

Haxhi Shala në Kosovë, viziton varrin e babait të tij

Lajme
Kalo në kategori