LAJMI I FUNDIT:

Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Real Madridi mund të ketë një afat kalimtar veror të ngarkuar para vetes, pasi tashmë planet janë bërë për disa lëvizje të mëdha. 

Zyrtarët e klubit duan transferimin e dyshes Trent Alexander-Arnold dhe Alphonso Davies nga Liverpooli dhe Bayern Munich respektivisht, por duket se kanadezi në fund do qëndrojë në Gjermani. 

Gjigantit spanjoll mund t’i duhet një sulmues i ri në rast largimi të Vinicius Junior, pasi Kylian Mbappe natyrisht që do të pozicionohej në krahun e majtë të sulmit. 


Ata tashmë kanë në bankë brazilianin Endrick Felipe, por përkundër paraqitjes së tij fantastike në Copa Del Rey, Foot Mercato ka raportuar se atij mund t’i lejohet largimi në huazim. 

Arsyeja për këtë qëndrim është sepse Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Aston Villas, Jhon Duran, sipas informacioneve nga i njëjti raport. 

21-vjeçari ka shënuar 12 gola këtë sezon, përkundër faktit se është përdorur si një lojtar nga banka nga trajneri Unai Emery. 

Real Madridi rivalizon Barcelonën për transferimin e sensacionit spanjoll të Benficas
Lexo po ashtu Real Madridi rivalizon Barcelonën për transferimin e sensacionit spanjoll të Benficas

Duran, i cili gjithashtu është parë si një zëvendësues i mundshëm i Robert Lewandowskit tek Barcelona, ka qenë një emër i lakuar shumë gjatë muajve të fundit. 

Kjo pasi ekipe si Paris Saint-Germain, West Ham dhe Al-Nassr kanë shprehur interesim për të, por Aston Villa nuk e ka në plan që ta shesë atë për më pak se 80 ose 90 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Kalo në kategori