LAJMI I FUNDIT:

ËNDËRROJ…

ËNDËRROJ…

Poezi nga: Hafez Haidar
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ëndërroj të jetoj në një botë pa kufij
dhe pa frikëra
ku lufta të jetë veç një kujtim
i vjetër i së kaluarës.
Ëndërroj të jetoj në një botë
pa bomba dhe kamikazë,
ku asnjë nënë të mos derdhë lot
mbi fytyrën e përgjakur të foshnjës së saj.
Ku kristianë, muslimanë dhe ebrej
të luten në të njëjtin vend,
të ndriçuar nga e njëjta dritë
që rrezaton çdo ditë
zemra e fëmijëve.