Kosova ka hyrë tanimë në fazën përfundimtare të bisedimeve me Serbinë në Bruksel me qëllim që të arrihet një zgjidhje e përbashkët për të dyja vendet.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë qëndrimin e tij se me Serbinë duhet të gjejnë kompromisin përmes paqes për një marrëveshje e cila sipas tij, duhet të rezultojë me njohje të pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit serb.
Mirëpo, për këtë marrëveshje Presidenti serb, Aleksadër Vuçiq si dhe zyrtarë të tjerë pranë Qeverisë serbe kanë thënë se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të gjetur zgjidhjen përfundimtare me Kosovën.
Megjithatë, ata shpresojnë se një zgjidhje do të bëhet në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.
Sa i përket takimit të radhës se kur pritet ta zhvillojnë dy presidentët, në Bruksel, BE nuk kanë bërë të ditur ende një gjë të tillë.
Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Maja Kocijançiç ka thënë se është ende herët të flitet për datën se kur do të takohen Thaçi e Vuçiq.
“Për momentin nuk mund të njoftojë për datën e takimit”, ka thënë shkurt Kocijançiç për Indeksonline.
Ndërkaq, Presidenti, Thaçi po vazhdon ta përsërisë idenë e tij për korrigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë. I pari i shtetit, ka theksuar se do ta propozon në dialog çështjen e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, madje pa humbur pjesë të territorit tonë.
Mirëpo, për këtë temë nuk dihet ende se a do të bisedohet në Bruksel.
Kujtojmë, se Qeveria “Haradinaj” ka krijuar Ekipin e Unitetit në krye me Fatmir Limajn për bisedimet me Serbinë, i cili është dërguar në Kuvend, veçse nuk po mund të miratohet pasi që po kundërshtohet nga opozita, me ç’rast nuk janë votat e nevojshme.
Ndryshe, mediat serbe kanë paralajmëruar sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të përfshihen më aktivisht si ndërmjetësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas gazetës “Danas” përfshirja e amerikanëve do të zhvillohet përmes “shuttle diplomacisë”, në bisedat me zyrtarët më të lartë në kryeqytetet e Serbisë e të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak