Youssoufa Moukoko është talenti më i madh gjerman dhe ai po shkëlqen këtë edicion me Borussia Dortmundin.

Sulmuesi i talentuar ka më shumë hapësira këtë edicion, por ai është bërë një çështje në kampin verdhezi.


17-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk e ka vazhduar atë, përkundër që bisedimet mes klubit dhe agjentit të lojtarit janë duke vazhduar.

Youssoufa Moukoko 3

Reprezentuesi gjerman këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje, ku në 756 minuta në total ka shënuar katër gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Klubet më të mëdha evropiane janë duke përcjellë situatën e tij, pasi duan transferimin e tij si lojtar të lirë në verën e vitit 2023.

Youssoufa Moukoko 2

Sipas asaj që ka raportuar Sport Bild, skuadrat si PSG, Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Chelsea, Manchester United e Bayern Munich janë në gjurmët e lojtarit.

Dortmund i ka ofruar Moukous një kontratë të re tre vjeçare me pagë prej 3,3 milionë euro në sezon, por talenti gjerman ka pretendime më të mëdha financiare. /Telegrafi/

telegrafi sport app