LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk dihet sa do të kushtoj heqja e roamingut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Ende nuk dihet sa do të kushtoj heqja e roamingut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate (PSD) që parasheh heqjen e roamingut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Rezoluta e miratuar parasheh që Qeveria e Kosovës në kuadër të integrimit ekonomik me Qeverinë e Shqipërisë t’i nisë procedurat për heqjen e tarifës së roamingut në telefoninë mobile ndërmjet qytetarëve të të dy vendeve.


Kjo rezolutë parasheh themelimin e një komisioni të përbashkët Qeveri – Kuvend për t’i nisur bisedimet për eliminimin total të tarifave të roamingut në Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas kësaj rezolute, anëtarët e Kuvendit në këtë komision janë përfaqësues të secilit grup parlamentar në legjislaturën aktuale.

Autoriteti Regullativ i Komunikimeve Telefonike dhe Postare të Kosovës dhe ai i Shqipërisë duhet të përkujdesen për implementimin e kësaj marrëveshje.

Po ashtu, kërkohet të thellohet bashkëpunimi në fushën e komunikimeve elektronike, me theks të veçantë në shërbimin e trafikut të internetit drejtpërdrejt nyjave shkëmbyese të internetit të dy vendeve.

Komisioni i përbashkët duhet të raportojë në Kuvend për arritjen e marrëveshjes dhe ecurinë e heqjes së tarifave jo më larg se dy muaj pas miratimit të kësaj rezolute. Lidhur me këtë rezolutë ka folur kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi.

ARKEP është gati për të zbatuar heqjen e roamingut me Shqipërinë
Lexo po ashtu ARKEP është gati për të zbatuar heqjen e roamingut me Shqipërinë

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se rezoluta për heqjen e roamingut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë mund të fillojë së zbatuari vetëm pas marrëveshjes dypalëshe të ministrive përkatëse të dy shteteve.

“Rezoluta për heqjen e raomingut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë mund të zbatohet pas marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cila arrihet në këtë rast nga dy ministritë respektive që mbulojnë fushën e telekomit”, ka thënë Gashi.

I pyetur nëse do të duhej të kishte paraprakisht pajtim mes operatorëve, Gashi ka thënë se rezoluta e miratuar në Kuvend shpreh vullnetin e institucionit më të lartë ligjvënës në shtet për një çështje të caktuar siç është heqja e roamingut dhe bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e komunikimeve elektronike.

Ndërkaq sipas tij, operatorët do të konsultohen për aspekte të implementimit të marrëveshjes nga ministritë përkatëse gjatë procesit të pajtimit të hollësive teknike të zbatimit.

Sa i përket çështjes së kostos financiare të implementimit të kësaj rezolute, Gashi ka thënë se ende nuk është bërë ndonjë studim lidhur me heqjen e roamingut në mes të dy shteteve.

“Nuk është bërë ndonjë studim në lidhje me heqjen e kostove të roamingut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por me gjithë kostot fillestare që mund të kenë operatorët,përfitimi për qytetarët e të dy vendeve nga heqja e roamingut është mjaft i madh për shkak të numrit të madh të lëvizjeve si dhe është në pajtueshmëri me trendin e zhvillimeve në rajon dhe në Bashkimin Evropian”, është shprehur ai.

Shtyrja e implementimit të +383 për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare
Lexo po ashtu Shtyrja e implementimit të +383 për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare

Ndërsa eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës është një vendim i duhur dhe i mirëpritur për qytetarët e të dyja shteteve, pasi çmimet aktuale janë të larta.

“Rezoluta është vendim shumë i duhur për qytetarët dhe bizneset në të dy shtetet. Kjo rezolutë është në pajtim me trendët e zhvillimeve në EU, pasi edhe atje u hoq tarifa roaming mes shtatëve të EU-së”, ka thënë Dida. Sipas tij, vendim të njëjtë duhet të marrë edhe Kuvendi i Shqipërisë.

“Këtë vendim duhet ta marrë edhe Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë që rregullatorët e Telekomit të mund të sajojnë rregulla të reja të komunikimit për operatorët sipas kërkesave të kuvendeve përkatëse. Çmimet aktuale janë të larta dhe duhet të rregullohen”, është shprehur Dida. /Epoka e Re /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel
Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Botë
Kalo në kategori