LAJMI I FUNDIT:

Enca thumbon estradën: Më mirë i harxhoj paratë për pushime sesa për blerje klikimesh

Enca thumbon estradën: Më mirë i harxhoj paratë për pushime sesa për blerje klikimesh
Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është shumë e hapur me fansat e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo u ka dhënë mundësinë atyre që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory disa pyetjeve, së cilave më pas ajo u është përgjigjur.

Ndër të tjerash, një fans e kishte ngacmuar këngëtaren me pyetjen se pse ajo nuk merr aq shumë klikime, sa shifrat e famshme që shënojnë shumë emra nga estrada në YouTube.


Foto: Enca Haxhia/Instagram

E duke iu përgjigjur me ironi, Enca thumboi shumë prej kolegëve të saj, duke thënë se 90 për qind e këngëve që kanë nga mbi një milion klikime, janë thuajse jo reale.

“S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90 për qind e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon. Numrat e tyre nuk përputhen mjalti im”, shkroi Enca në përgjigjen e saj.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Estrada Shqiptare përndryshe shpesh herë janë komentuar për shifra marramendëse të klikimeve në kanalin YouTube, me të cilat konkurrojnë edhe yjet ndërkombëtare.

Enca në anën tjetër, pas një pauze të gjatë ka konfirmuar se do të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/Instagram