Enca Haxhia ka arritur të marrë sërish vëmendjen e faqeve rozë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron më shumë se 2.3 milionë ndjekës, ajo ka mahnitur me një pozë të realizuar së fundmi.


Në fotografinë e publikuar të hënën, këngëtarja e ka vënë në plan të parë ‘asetin’ më të përfolur të saj – gjoksin.

enca1 (Foto: Instagram/enca)

Në bazë të lokacionit, ajo ka treguar se ndodhet në kryeqytetin francez, Paris.

Ndërsa në një postim në InstaStory, ajo ka shkruar: “Dy atraksionet më të popullarizuara të Parisit në një fotografi”. Në fotografi ndodhet Kulla e Eiffelit dhe Enca. /Telegrafi/

enca 2 (Foto: Instagram/enca)