Ani se ishte larg, si nënë e ndjeu se djali iu vra, kur e pa malin në Pobergjë të Deçanit tek digjej.

Me 3 qershor të vitit 1998-të në malet e Deçanit u vra pjesëtari i parë i njësisë speciale të UÇK-së “shqiponjat e zeza”, Altin Haskaj.


Ndërsa, tani pas 18 vjetësh nëna e tij thotë se trupin e të birit nuk kishte mundur ta shohë deri në nëntor, e atëherë ishte takuar vetëm me eshtrat e tij.

Ajo i kishte dërguar eshtrat e tij në fshatin Jerzniq të Deçanit.