LAJMI I FUNDIT:

Emri i propozuar për Ministër të shëndetësisë, nesër në Kuvendin e Maqedonisë

Emri i propozuar për Ministër të shëndetësisë, nesër në Kuvendin e Maqedonisë

Neurokirurgu Venko Filipçe është propozimi i LSDM-së për Ministër të ri të Shëndetësisë që do të dorëzohet nesër në Kuvend, shkruan Alsat M. Ky vendim është marrë nga Socialdemokratët edhe pse partneri i tyre i koalicionit, Ziadin Sela deri të mërkurën nuk do të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka vendosur nëse do e pranojë ose jo postin e Zv.kryeministrit për Reforma.

Organet e kësaj partie do të mblidhen javën e ardhshme kur dhe pritet te merret vendimi përfundimtar. Megjithatë, partia e Selës shprehet e gatshme për të vazhduar rrugën në zbatimin e reformave por gjithmonë duke theksuar se në rast të nënçmimit apo ofendimit, Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë.


“Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të vazhdojë të marrë përgjegjësi në drejtim të përshpejtimit të agjendës euroatlantike, dhënien e kontributit për përmbushjen e reformave, zgjidhjen e proceseve të montuara politike të shqiptarëve. Megjithatë, me asnjë kusht nuk do të jemi pjesë e Qeverisë të ofenduar dhe nënçmuar. Mënyra me efikase e funksionimit të Qeverisë është respektimi i parimeve dhe vizioni mbi të cilat është ndërtuar Qeveria e jo llogaritë momentale”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

Megjithatë burime në LSDM theksuan se nëse partia e Selës pranon postin e zv.kryeministrit për reforma, atëherë do të mbetet në Qeveri, në të kundërtën nuk ka se çfarë t’i ofrohet më shumë. Nga ana tjetër nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk japin asnjë informatë se kush janë emrat që do ta trashëgojnë fronin e Ministrisë pa Resor për Investime të Huaja në krye të së cilës ishte kryetari aktual i Strugës dhe zv/ministrin e Arsimit post i cili i takonte kryetarit aktual të komunës së Çairit. E paprekshme mbetet Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e cila udhëhiqet nga RDK, parti kjo e cila në shumicën parlamentare, merr pjesë vetëm me një deputet.

Këto lëvizje në Qeveri filluan pas komoditetit që fitoi Zaev sa i përket numrave në Kuvend. Kohë më parë deputeti i partisë së Stevçe Jakimovskit që ishte në koalicion me OBRM-PDUKM-në Çedomir Sazdovski, braktisi opozitën dhe tha se ishte i gatshëm për të mbështetur vendimet e mazhorancës.

Në të njëjtën vije mendohet të jetë edhe deputeti tjetër i koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” Amdi Bajram, i cili të premten u pa në sallë gjatë debatit për emërimin e prokurorit publik, edhe pse grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së njoftoi se nuk do jetë pjesë e debatit në Kuvend.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori