LAJMI I FUNDIT:

Emri Muhamed, në mesin e dhjetë emrave më të popullarizuar në Londër

Emri Muhamed, në mesin e dhjetë emrave më të popullarizuar në Londër

Një hulumtim i kryer në Britani të Madhe zbulon se emri mysliman Muhamed, është njëri nga emrat më të shpeshtë të cilin prindërit ua lënë fëmijëve të tyre në kryeqytetin britanik Londër dhe në rajonin Midlands, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti i publikuar nga Instituti Kombëtar për Statistika (ONS) që mban titullin “Emrat e foshnjave në Angli dhe Uells”, flet se emrat më të popullarizuar vitin e kaluar kanë qenë “Oliver” te gjinia mashkullore dhe “Olivia” te gjinia femërore.


Të paktën 5.017 foshnjave të gjinisë femërore të lindura vitin e kaluar, u është dhënë emri Olivia, ndërsa ndiqet nga emrat Amelia, Emily, Isla dhe Ava.

Sa i përket foshnjave të gjinisë mashkullore, 6.623 sosh kanë marrë emrin Oliver, ndërsa emrat tjerë të popullarizuar janë edhe Harry, George, Jack dhe Jacob.

Ajo çfarë tërheq vëmendjen është se emri Muhammed ndodhet në mesin e dhjetë emrave më të popullarizuar, më konkretisht, 3.908 foshnja kanë marrë emrin Muhammed.

ONS thotë se emri Muhamed ishte një nga emrat më të shpeshtë te foshnjat meshkuj në kryeqytetin Londër dhe në rajonin e Midlands.

Kryeqyteti i Britanisë së Madhe, Londra, ka 8.6 milionë banorë, nga të cilët 12 për qind janë myslimanë. Në Britani gjithsej ka tre milionë myslimanë.

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Orari i punës

Orari i punës

Pronarja bëri sikur i preu flokët retrieverit - shikoni reagimin simpatik të qenit

Pronarja bëri sikur i preu flokët retrieverit - shikoni reagimin simpatik të qenit

Fun
Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë

Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë

Interesante
Çifti nga Britania shpenzojnë mbi 15 mijë euro për tortën e tyre të dasmës

Çifti nga Britania shpenzojnë mbi 15 mijë euro për tortën e tyre të dasmës

Interesante
Kalo në kategori