LAJMI I FUNDIT:

Emini: Emërimi më i duhur Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci në pozicionin më të vështirë

Emini: Emërimi më i duhur Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci në pozicionin më të vështirë

Anlistja Donika Emini ka komentuar profilet e disa prej ministrave të kabinetit të Qeverisë Kurti 2.

Emini thotë se emërimi i ushtarakut nga Norvegjia në krye të Ministrisë së Mbrojtes është shumë me rëndësi për vendin.


“Për Kurtin duket se tashmë NATO është më prioritare se anëtarësimi në BE, për shkak të sigurisë”, tha ajo në “Debat Plus”.

Analistja ka vlerësuar Donika Gërvallën pasi sipas saj ajo ka qenë përfaqësuese e LDK-së në Gjermani.

“LDK ka qenë e afërt me CDU-në e Merkelit dhe besoj se do të gjejë hapësira për bashkëpunim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ajo ka vlerësuar edhe përfshirjen në kabinetin qeveritar të Artane Rizvanollit, si prurje jashtë politikës.

Megjithatë sipas Eminit, emërimi më i duhur është Hajrulla Çeku në Ministrinë e Kulturës.

“Ai ka pasur një eksperiencë të gjatë në këtë sektorë sa ishte në shoqërinë civile, e më pas ka qenë edhe në qeverinë e Edi Ramës. U tërhek nga ajo qeveri në kohë të duhur”.

“Arbërie Nagavci është në pozicionin më të pafavorshëm për momentin, pasi është një ministri që do të merr më së paku vëmendje”, tha ndër të tjera Donika Emini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori